Kosova sot pritet të përfshihet nga mot me diell dhe vranësira të dendura, të cilat gjatë ditës vende-vende mund të sjellin reshje shiu të shoqëruara me shkarkime elektrike.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 23 deri në 27 gradë Celsius.
“Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 10 metra në sekondë”, thuhet në njoftim. /teve1.info/




