TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare

by Tëvë1
1 orë ago
1
A A
​Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare

Në atmosferë festive dhe me pjesëmarrje të madhe, besimtarët e shumtë u mblodhën në orët e hershme të mëngjesit për faljen e namazit të Kurban Bajramit. Oborret e xhamive ishin të mbushura me besimtarë, të cilët kremtuan një nga festat më të rëndësishme islame duke përcjellë mesazhe paqeje, solidariteti dhe afirmiteti mes njerëzve.

Pas faljes së Kurban Bajramit, qytetarët apeluan për ndihmë ndaj shtresave në nevojë dhe forcim të lidhjeve familjare.

E, mesazhi kryesor i kësaj feste sipas Ibrahim Ilazit, është afrimi me Zotin.

“Le të jemi me Zotin. Mesazhi, edhe mesazhi më i madhi është me Zotin me qenë njerëzit. Edhe s’kisha me shtu më shumë diçka. Kurban kemi me pre, vëllezërit kanë me pre… Çmimin e ka me arsye. E kur vendoset diçka nuk është shtrenjtë për Allahun”, tha ai.

Ndërkaq, Fuat Islami uroi paqe dhe tolerancë për gjithë botën islame dhe më gjerë, duke theksuar rëndësinë e solidaritetit me të varfrit dhe ruajtjes së harmonisë mes njerëzve.

“Edhe kësaj here, si herët e kaluara, të gjithë botës islame anë e mbanë rruzullit tokësor i uroj këtë festë të madhe të Kurban Bajramit. Në botë të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria, toleranca mes njerëzve. Dhe normal të ketë, mos të ketë dallime të mëdha sociale, të shtrihet dora e të varfrit, të e atij që nuk ka, atij që ka nevojë për ndihmën e të tjerëve, të mos ketë dallime të mëdha racore, kombëtare, sociale, politike, fetare, po gjithsesi të ketë paqe, harmoni, tolerancë mes njerëzve.”, tha ai

Ai shtoi se tradita e Kurban Bajramit duhet të shërbejë edhe për afrimin e familjarëve dhe ndihmën ndaj atyre që kanë nevojë.

“Edhe sot në këtë ditë të madhe të Kurban Bajramit, uroj që, siç është tradita, të vizitohen të afërmit, farefisi, të kenë domethënë më shumë afërsi mes familjarëve, mes të afërmve, të bëhet unifikimi i anëtarëve të familjes të cilët janë deri tani nuk kanë pasur mundësi të jenë afër njëri-tjetrit. Dhe normal edhe kurbani, siç është traditë, të shpërndahet më shumë tek të varfrit, tek të afërmit, tek familjarët, tek të afërmit… edhe tek shtresat, domethënë që janë me nivel shumë të ulët social. Kurse në botë të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria mes njerëzve, të mos ketë dallime politike, të mos ketë dallime kombëtare, racore, sociale, po të ketë më shumë harmoni, tolerancë, mirëkuptim, bashkëpunim dhe normal të ketë edhe miqësi mes kombeve edhe feve të ndryshme në botë”, u shpreh Islami.

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën festojnë sot ditën e parë të Kurban Bajramit. Manifestimi qendror për territorin e Kosovës u mbajt në “Xhaminë e Madhe” në Prishtinë.

Me rastin e festës së Kurban Bajramit, Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës organizon pritje urimi në selinë e Kryesisë nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani uron qytetarët për Kurban Bajramin: Qoftë festë paqeje, solidariteti dhe shprese

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Ipeshkvi Dodë Gjergji me apel për politikanët: Mendoni për të ardhmen, jo për pushtetin

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Kongresistët amerikanë takohen sot me Kurtin

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e derivateve, ulen nafta dhe benzina

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani uron qytetarët për Kurban Bajramin: Qoftë festë paqeje, solidariteti dhe shprese

Klinë: Gjenden mbetje eshtrash, dyshohen të jenë nga lufta

Policia zbulon 100 bimë të dyshuara me Kanabis në Rahovec, u morën mostra për ekzaminim

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Rrahje në Podujevë – Dy të lënduar, katër të arrestuar

Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës

Presidenti Begaj uron Bajramin nga qyteti i shenjtë i Mekës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën