TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Irlanda dhe Finlanda mbështesin Kosovën në proceset integruese

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Irlanda dhe Finlanda mbështesin Kosovën në proceset integruese

Këtë mbështetje sipas komunikatës së Qeversë e kanë marrë nga Ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe Ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

“Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne duke falënderuar për pritjen e shkëlqyer, ritheksuan mbështetjen e plotë të Finlandës dhe Irlandës për perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Ministrja Tuppurainen shprehu mbështetjen për liberalizimin e vizave, anëtarësimin në Këshill të Evropës dhe në BE. Të dy ministrat vlerësuan lartë angazhimin e Kryeministrit Kurti dhe punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës për luftimin e korrupsionit dhe sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Irlandës dhe Finlandës në të gjitha fazat e shtetndërtimit të Republikës së Kosovës, e veçanërisht për mbështetjen e Kosovës në proceset e integrimit evropian. Kryeministri i falënderoi për përkrahjen për procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si edhe në organizatat e tjera ndërkombëtare.

Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne vlerësuan solidarizimin e Republikës së Kosovës me popullin e Ukrainës, duke u rreshtuar përkrah shteteve demokratike, në vendosjen e sanksioneve kundër Rusisë.

Kryeministri theksoi se është e vërtetë se aksioni blitzkrieg i Rusisë në Ukrainë dështoi, por ende s’kanë pushuar qëllimet e Rusisë e cila tash synon që të prishë unitetin mes demokracive duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë dhe ushqimit, prandaj është tejet i rëndësishëm edhe solidariteti i Evropës në furnizimin me ushqim, në mënyrë që të dështojnë përpjekjet e Rusisë.

U bisedua për mundësitë e shtimit të bashkëpunimit ndërmjet tre vendeve në avancimin e të drejtave të njeriut, arsim, shëndetësi, ekonomi dhe teknologji të informacionit. U vlerësua kontributi i dhënë për paqe dhe siguri në Kosovë, nëpërmjet pranisë së trupave finlandeze dhe irlandeze në kuadër të Forcave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR).

Po ashtu, u diskutua për sigurinë dhe stabilitetin rajonal pas invazionit dhe agresionit ushtarak të Federatës ruse në Ukrainë. U bisedua për ngjashmërinë e konteksteve ndërmjet Finlandës që është në kufi me Rusinë dhe Kosovës që është në kufi me Serbinë dhe nevojës për shkëmbim të njohurive dhe bashkëpunimit. Kryeministri theksoi rrezikun e vendosjes nga Serbia të 48 bazave ushtarake përgjatë zonës kufitare me Kosovën dhe lidhjet e afërta të fqinjit verior të Republikës së Kosovës me Federatën Ruse, por edhe deklaratat konflikt-nxitëse që vijnë nga Serbia.

Kryeministri Kurti, Ministrja Tuppurainen dhe Ministri Byrne u pajtuan për të rritur angazhimin e përbashkët për paqe të qëndrueshme, siguri dhe stabilitet afatgjatë në Ballkanin Perëndimor dhe në Evropë./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Haxhiu: Gratë kontribuojnë për Kosovën çdo ditë

​Haxhiu: Gratë kontribuojnë për Kosovën çdo ditë

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Opozita s’e votoi trajtimin e rishikimit të buxhetit, do të mundësohej Pako 200 milionëshe për Inflacionin

Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për energjinë

Kuvendi miraton në lexim të parë projektligjin për energjinë

​Nagavci për refuzimin e PDK-së: LVV-ja nuk po bën lojëra për presidentin

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

S’miratohet shmangia e afateve procedurale për buxhetin 2026

Gruda kritikon Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Gruda kritikon Muratin: Po trajtoni buxhetin me joseriozitet, hiqu nga agjenda politike

Gjykata ende pa vendim ndaj ankesës së LDK-së për gjobën e shqiptuar nga PZAP-ja

Mustafa pas ofertës së Kurtit: Le t’i propozojnë tre kandidatë VV e PDK, i pres deri në mesnatë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën