Vedat Muriqi ka gjasa të mëdha që karrierën ta vazhdojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, saktësisht në Ligën MLS.
Skuadra Charlotte FC tashmë ka bërë lëvizjet e para për transferimin e Muriqit, duke parakaluar të gjitha ekipet tjera të interesuara për shërbimet e tij.
Bëhet e ditur se ekipi amerikan ka bërë gati një ofertë që shkon deri në 30 milionë euro për kartonin e Muriqit, i cili ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029.
Madje, thuhet se te Mallorca vështirë se mund ta refuzojnë një ofertë të tillë duke pasur parasysh se tashmë kanë rënë në kategorinë e dytë të Spanjës.
Po ashtu, edhe Muriqit thuhet se do t’i ofrohet një kontratë e majme duke i garantuar atij se te Charlotte FC do ta ketë rolin e yllit absolut në projektin e klubit.
32-vjeçari ka pasur sezon fantastik në La Liga, duke shënuar 23 gola në 37 paraqitje kampionale por e ardhmja e tij të Mallorca nuk është më aspak e sigurtë.
Gjithashtu, Muriqi ka tërhequr vëmendjen edhe te skuadrave si Fenerbahçe, Galatasaray e Barcelona.




