TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Çanak: Qe 40 vite Kosova përdoret për t’i hutuar njerëzit – Serbia ende s’e di se cilën rrugë do e zgjedhë për të ardhmen

by tëvë1
1 orë ago
0
A A
Çanak: Veprimet e Kosovës të logjikshme, Kurti lojtar i fortë

Politikani serb Nenad Çanak deklaroi se në Serbi mungon një alternativë e qartë politike dhe se lëvizja studentore vazhdon të jetë pa drejtim të unifikuar.

Ai solli në vëmendje edhe mundësinë që figura publike me ndikim, si tenisti Novak Djokovic, të mund të shfaqen si simbol i ndryshimit politik në vend, megjithëse sipas tij kjo nuk garanton orientimin që do të marrë Serbia në të ardhmen.

Ai u ndal gjithashtu te përdorimi i çështjes së Kosovës në diskursin politik serb, duke e konsideruar atë si një instrument për të devijuar vëmendjen e opinionit publik nga problemet e brendshme, raporton euronews.

“Dikush si, për shembull, lojtari i tenisit Novak Xhokoviç mund të kthehet në lider të ndryshimit, por e gjitha kjo është e mundur dhe ende nuk jep përgjigje se cilën rrugë do të zgjedhë Serbia. Në Hungari u zgjodh qartë shtegu europian i drejtuar nga Peter Magyar, ndërsa në Serbi ende nuk e dimë se cilën rrugë do të zgjedhim për të ardhmen. Kosova është mënyra më e mirë, ashtu siç ka qenë për 40 vitet e fundit, për të hutuar njerëzit dhe për të devijuar vëmendjen e tyre, duke thënë se duhet të mbrojmë qytetarët serbë në Kosovë, ndërkohë që harrohet fakti se në Kroaci apo në vende të tjera pothuajse nuk ka më serbë.

Kjo politikë i shërben kujtdo që nuk është i interesuar për sundimin e ligjit në Beograd. Çështja e Kosovës është një kartë shumë e fortë për t’u përdorur për çdo gjë që ndodh në Serbi. Kushdo që flet për njohjen e pavarësisë së Kosovës automatikisht mbetet jashtë mediave dhe jashtë vëmendjes së publikut. Ky është fati i të gjitha opsioneve civile në Serbi. Vetëm retorika nacionaliste lejohet të ekzistojë. Kjo është arsyeja pse në Serbi është kaq e vështirë që njerëzit të përballen me faktin se, për shembull, në Mal të Zi ka paga dhe pensione më të larta sesa në Serbi, ndërkohë që 20 apo 30 vite më parë ndodhte e kundërta. Ndërsa sot, për lëvizjen studentore askush nuk e di saktësisht çfarë përfaqëson ajo. Nuk ka një lider të qartë dhe nuk ka një agjendë të përcaktuar”, tha Çanak.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas sinjaleve për marrëveshje SHBA-Iran

Çmimet e naftës bien ndjeshëm pas sinjaleve për marrëveshje SHBA-Iran

Makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan

Makina përplas për vdekje fëmijën 7 vjeç në Elbasan

Cluji synon sulmuesin e Malishevës

Cluji synon sulmuesin e Malishevës

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

Dy kongresistë nga ShBA të martën vizitojnë Luginën e Preshevës

AAK ndryshon emrin e partisë

AAK ndryshon emrin e partisë

Zhegrova vlerësohet për paraqitjen ndaj Galatasarayt

Zhegrova në listën e përforcimeve te Fenerbahçe

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

Arrestohen dy persona të dyshuar për vjedhjeve të rënda në Obiliq

Kreshnik Uka, më i miri i xhiros

Kreshnik Uka, më i miri i xhiros

Haxhiu e Hargreaves flasin për procesin zgjedhor të 7 qershorit

Haxhiu e Hargreaves flasin për procesin zgjedhor të 7 qershorit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën