TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë

by teve1
4 muaj ago
2
A A
Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë

Protestat antiqeveritare në Beograd të shtunën, kanë përfunduar me përleshje mes policisë dhe demonstruesve, raporton AP.

Mijëra qytetarë mbushën rrugët e qytetit duke valëvitur pankarta dhe duke veshur bluza me sloganin “Studentët fitojnë”, motoja e lëvizjes studentore që organizoi tubimin.

Protesta fillimisht nisi në mënyrë paqësore, por situata u përshkallëzua në orët e mbrëmjes, kur grupe demonstruesish hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për të vendosur kontrollin.

Studentët protestues po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur të frenojë demonstratat masive që po sfidojnë pushtetin e tij.

Ai reagoi të shtunën përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku akuzoi protestuesit për sjellje të dhunshme dhe tha se ata “nuk mund t’i durojnë kundërshtarët politikë”.

Megjithatë, Vuçiq theksoi se “shteti po funksionon” dhe se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë “në përputhje me ligjin”.

Ndërkohë, kompania shtetërore hekurudhore e Serbisë anuloi të gjitha linjat e trenave drejt dhe nga Beogradi, në atë që u pa si përpjekje për të penguar mbërritjen e protestuesve nga qytete të tjera.

Tubimi i së shtunës është protesta e fundit në një valë demonstratash antiqeveritare që kanë vazhduar prej më shumë se një viti.

Ato nisën pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, kur shembja e tendës së një stacioni hekurudhor la të vdekur 16 persona.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët

Mesazh me peshë edhe për Kosovën, shefi i MI5: Siguria kombëtare është përgjegjësi e përbashkët

Në xhamitë e Kosovës u bë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit

Në xhamitë e Kosovës u bë thirrje për pjesëmarrje në marshin e 12 shtatorit

Nagavci: LVV voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun

Nagavci: LVV voton kandidatët e PDK-së dhe LDK-së për nënkryetarë, por jo Çitakun

PDK-ja braktis sallën, VV-ja nuk e voton Vlora Çitakun për nënkryetare

PDK-ja braktis sallën, VV-ja nuk e voton Vlora Çitakun për nënkryetare

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Aksident ndërmjet dy veturave në rrugën Gjakovë – Deçan, një person dërgohet për trajtim mjekësor

Aksident në Klinë, katër të lënduar

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Sopi: Përveç lirimit të Thaçit, çdo vendim tjetër do të jetë i papranueshëm

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Kryeministri i Marokut kundërshton pretendimin për finalen e Botërorit 2030

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

Ujkani: Nuk votuam kundër Çitakut, mund ta mbështesim në raundet e ardhshme

DITARI: 11.09.2026

DITARI: 11.09.2026

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër themeluesve të Speciales

LVV: Më 12 shtator marshojmë kundër themeluesve të Speciales

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën