Të shtunën pritet mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Gjatë ditës, në disa zona vranësirat mund të sjellin reshje të dobëta lokale shiu. Temperaturat minimale do të sillen nga 8 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 19 deri në 22 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi jugperëndimor dhe juglindor me intensitet prej 1 deri në 6 m/s.
Ndërkaq, të dielën moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra kthjellimesh. Sipas parashikimeve, gjatë ditës priten riga lokale shiu të shoqëruara edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, kurse maksimalet ditore nga 19 deri në 23 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga jugperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 10 m/s./teve1.info/







