TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kujtohen viktimat e Dubravës, familjarët njëzëri kërkojnë të bëhet më shumë

Në përvjetorin e masakrës së Burgut të Dubravës, familjarët e viktimave derisa ndajnë kujtimet me ta, një zërit kërkuan edhe që të bëhet më shumë për këtë masakër.

by Adea Mustafaj
6 muaj ago
1 0
A A

Kjo pamje po e kthen 27 vite pas.

Në atë kohë, Shpejtim Krasniqi ishte një ndër të burgosurit në Burgun e Dubravës.

Fillimisht kur ishte arrestuar, ai ishte dërguar në burgun e Gjilanit, kurse më pas u transferua në Dubravë, ku përjetoi tmerrin.

“Neve na ka pritur një kordon diku rreth 200 gardianë në hyrje të burgut dhe jemi qenë të obliguar të kalojmë përmes tyre, të cilët na kanë pritur, në thonjëza ta them, atë mikpritjen që veç kriminelët dinë ta bëjnë, me lloj-lloj mjeti, do të thotë me shufra metalike, shufra të policisë, me shkopinj të ndryshëm dhe na kanë sjellë, duke na rrahur, maltretuar nga hyrja e burgut deri te Pavijoni C, ky që quhet tash këtu”, u shpreh Shpejtim Krasniqi i mbijetuar

E natën e 22 majit e mban mend sikur sot.

“Natën e 21-22 majit, e kemi kaluar pikërisht këtë vendin ku jemi këtu në këtë fushën e hapur këtu të sportit, natën e kemi kaluar këtu dhe në orët e hershme të mëngjesit nga kjo karaulla që po e shihni këtu prapa nesh, do të thotë, ka dalë një gardian dhe ka thënë që të bëhemi rresht nga katër vetë, sepse duhet t’ju numërojmë sa vetë jeni sepse duhet t’ju transferojmë nga kjo burg për shkak se s’ka siguri këtu”, tregon ai.

Bashkë me Krasniqin ishte edhe Petrit Kiqina, që u soll nga burgu i Lipjanit.

“Ka shumë momente për të cilat ndoshta edhe prej emocioneve unë nuk mundem t’i shpreh, këta janë transferuar prej burgut të Lipjanit, i kanë prunë këtu me qëllim kinse për t’i shpëtuar, për të qëndruar afër tyre, mirëpo ajo nuk ka ndodhur, ka ndodhur më e keqja, masakrën ndër më të tmerrshmet që mundet me ndodh, ka ndodhur këtu në, burgun e Dubravës”, tha Xhavit Kiqina –familjarë.

Në 27 vjetorin e masakrës, në Dubravë u panë edhe familjarë të të rënëve.

Motra e Musah Morinës, thotë se vëllai i saj iu burgos për dy fjalë goje.

“E kanë marrë veç për dy fjalë në fshat në Odanovc. I kanë thënë nga Kamenicë, nga Kamenicë në Gjilan Kur ka ardhur në Gjilan kanë thënë, jemi ardhur dy herë në vizitë. Në tretën herë na kanë thënë si familjarë, ju çojnë adresa edhe ju tregojnë ku janë. Edhe tanaj mbas 7 muajve, kemi marrë vesh që është i vrarë në burgun e Dubravës, i varrosur në Varrosh të Istogut”, tha Bilistere Ramadani – familjar.

Që emrat e të vrarëve të mos harrohen, dikujt iu trashëgua emri i gjyshit.

“Jo vetëm gjyshi im por të gjithë ata që kanë qenë këtu kanë përjetuar gjëra të tmerrshme, masakra dhe gjëra që nuk mund të thuhen, se çfarë është e aftë të bëjë një regjim serb. Por ne ishim të dedikuar për liri dhe ja ku jemi sot me ndihmën e dëshmorëve dhe çlirimtarëve.”

Mbi të burgosurit e paarmatosur, forcat serbe qëlluan me snajperë, mitralozë dhe granata, nga muret e burgut dhe kullat për roje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën