I ndjeri ishte duke lëvizur me motoçikletë. Rasti ka ndodhur të shtunën pak para mesnatës në Veternik në Prishtinë.
Drejtuesi i automjetit sipas Policisë është larguar nga vendi i ngjarjes.
“Si pasojë e aksidentit viktima ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./teve1.info/







