Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Podujevë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ahmeti bëri të ditur se me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal.
“Sot rreth orës 16:30 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë-Podujevë , ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Si pasojë e aksidentit janë lënduar tre persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha ajo./teve1.info/







