TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bërxulli: Nuk ekzistojnë blloqe politike siç pretendon Kurti, nuk ka bllok opozitar si VLAN-i

by teve1
2 orë ago
1
A A
Bërxulli: Nuk ekzistojnë blloqe politike siç pretendon Kurti, nuk ka bllok opozitar si VLAN-i

Profesori universitar, Dashamir Bërxulli ka vlerësuar se akuzat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për ekzistencën e një “blloku opozitar” nuk qëndrojnë, duke theksuar se në opozitën aktuale në Kosovë nuk ekziston një bashkim i ngjashëm me atë të viteve të kaluara.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Bërxulli ka përmendur bashkëpunimin e kaluar mes partive opozitare, të njohur si VLAN (Vetëvendosje, LDK, AAK dhe Nisma), duke theksuar se një strukturë e tillë nuk ekziston aktualisht.

Ai ka vlerësuar se një koordinim më i madh mes partive opozitare, si ai i VLAN-it, do të ishte i dobishëm për artikulimin më të qartë të mesazheve politike dhe për ndikimin në qeverisjen e ardhshme, por ka shtuar se, sipas tij, opozita “i frikësohet këtyre elementeve”.

“Kur Kurti bënte blloqe opozitare, ato konsideroheshin në rregull, ndërsa tani thuhet se ekziston një bllok opozitar, por realisht nuk ka një të tillë si VLAN-i i vitit 2014. Kjo ideja se ‘të gjithë janë kundër Kurtit dhe ai është fituesi’ nga pikëpamja e saktësisë nuk qëndron. Nuk ka VLAN në opozitën e sotme të Kosovës dhe është për të ardhur keq që nuk ekziston një i tillë. Mendoj se do të mund të bëheshin disa koordinime duke njohur profilin e partive politike, dhe në këto zgjedhje do të mund të dilnin mesazhe më të qarta për qeverisjen e ardhshme, por duket se blloku opozitar i frikësohet këtyre elementeve”, ka thënë Bërxulli.

Bërxulli gjithashtu ka kritikuar diskursin politik të Kurtit, duke thënë se ai vazhdimisht e vendos fajin te opozita dhe shmang përgjegjësinë politike.

Sipas tij, kjo narrativë është ndërtuar gradualisht gjatë muajit prill dhe ka ndikuar në komunikimin politik në prag të zgjedhjeve.

“Vija melodike kryesore e Kurtit është fajësimi i opozitës. Opozita e bashkuar po i çon gjërat në zgjedhje, ndërsa mungon marrja e përgjegjësisë për gjithë procesin. Prilli ka qenë muaji në të cilin është shtruar kjo rrugë që Vetëvendosje t’ua hedhë fajin të tjerëve dhe të bindë njerëzit me veprimet e veta, të cilat kanë qenë lëvizje politike për zgjedhjen e presidentit, me qëllim që të fitohet kohë dhe të konsolidohet në mendjet e njerëzve një mesazh politik që do të ishte kryefjala e zgjedhjeve, siç po e shohim tani. Kurti në komunikimin politik është shumë i aftë; ai di mirë të sintetizojë atë që ka në mendje për të nxitur mesazhe tek votuesit”, ka përfunduar Bërxulli./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën