TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu tregon çfarë fiton Kosova me njohjen amerikane të AKA-së?

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Haxhiu tregon çfarë fiton Kosova me njohjen amerikane të AKA-së?

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka marrë pjesë sonte në Gala Mbrëmjen e organizuar me rastin e njohjes së Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

U.D. Presidentja Haxhiu, në fjalën e saj para të pranishmëve ka thënë se është kënaqësi të jem me ju sonte, të shënojmë bashkërisht një arritje të rëndësishme për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.

Një arritje, që sipas U.D. Presidentes Haxhiu, jep besueshmëri punës akademike në vendin tonë, që e forcon besimin në institucionet tona dhe e vendos Kosovën denjësisht në hartën ndërkombëtare të cilësisë në arsim.

“Njohja e Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është arritje e madhe për institucionet tona, për universitetet tona, për profesorët, për studentët dhe për secilën familje, që e sheh arsimin si udhën më të ndershme drejt përparimit”, citohet Haxhiu në komunikatë.

Sipas saj, arsimi i lartë është një prej mënyrave më fisnike, me të cilat një vend e përgatit të ardhmen e tij, duke shtuar tutje se në universitet shoqëria mëson të mendojë më kthjellët, të gjykojë më drejt dhe ta kthejë dijen në zhvillim.

“Prandaj, besimi në arsimin e lartë është kaq i çmueshëm. Sepse, kur i besohet diplomës i besohet edhe mundit të studentit, edhe punës së profesorit, edhe institucionit që e ka dhënë atë diplomë. Ashtu matet edhe serioziteti i shtetit ndaj dijes, ndaj meritës por edhe ndaj cilësisë”, thekson ajo.

U.D. Presidentja Haxhiu tha se kjo është arsyeja pse kjo njohje ka rëndësi të veçantë.

“Ajo është dëshmi se Agjencia e Kosovës për Akreditim ka hyrë në një rreth më të gjerë besueshmërie, ku cilësia nuk shpallet vetë, por vlerësohet nga të tjerët. Besimi i partnerëve ndërkombëtarë tregon se Kosova po ndërton standarde të krahasueshme me botën demokratike dhe akademike dhe kur flasim për standardet duket sikur po flasim për rregullat teknike, por ato janë gjuha me të cilën një shtet i thotë qytetarit: Mundi yt do të njihet dhe dija jote do të vlejë”, tha U.D. Presidentja Haxhiu.

Ajo, ka falënderuar Agjencinë e Kosovës për Akreditim, Këshillin Shtetëror të Cilësisë, ekipet profesionale dhe të gjithë ata që kanë punuar në këtë proces të rëndësishëm. Po ashtu, ka falënderuar Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme në këtë proces të rëndësishëm.

“Kosova dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet, që është dëshmuar në momentet më vendimtare të historisë sonë. Sot ky partneritet po shihet edhe në fusha, që ndërtojnë të ardhmen e Kosovës, në arsim, në cilësi, në kapacitete profesionale dhe në besimin që institucionet tona fitojnë jashtë vendit”, theksoi U.D. Presidentja Haxhiu.

Në fund, U.D. Presidentja Haxhiu tha se le të jetë kjo arritje një hap tjetër drejt një Kosove, ku dija nderohet, merita mbrohet dhe arsimi i lartë bëhet një nga shtyllat më të sigurta të zhvillimit tonë kombëtar!

Tags: AKAAlbulena HaxhiuAmerikaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Hasani flet për deklaratën e Totajt: Ishte mendim personal, kandidimi im u vendos sipas rregullave të partisë

Sveçla për tentimin e 14-të të konstituimit të Kuvendit: Të shohim

Sveçla: Presionet dhe kërcënimet ndaj votuesve në Graçanicë të orkestruara nga Serbia

Konjufca: Kontributi i Alush Gashit do të mbetet i paharruar

Termi “Frizerka”, reagon Konjufca: Deklarata ime u deformua, nuk lidhet me Osmanin

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

“Info Nata”- 19.05.2026

“Info Nata”- 19.05.2026

Çitaku-Haxhiut: Siguria kombëtare nuk mbrohet me konferenca për shtyp

Çitaku kritikon gjuhën e Konjufcës ndaj Osmanit: E turpshme dhe denigruese

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Konjufca ironizoi me termin “frizerkat”, Mustafa: Një përfaqësues shteti s’duhet të përdorë këtë gjuhë

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Arsenali shpallet kampion i Anglisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën