Një person është gjetur i vdekur të hënën në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.
Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i këtij institucioni për kryeqytetin, Enis Pllana ka thënë se vdekjen e personin e ka konstatuar ekipi mjekësor.
“Rreth orës 14:30 kemi pranuar informatën se një person pa shenja jete gjendet në lagjen Ulpiana në Prishtinë. Vdekjen e viktimës (mashkull) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vend ngjarje”, ka theksuar Pllana, për teve1.info
Ai ka thënë se Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen si dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.







