TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

by tëvë1
2 orë ago
0
A A
Nis “Java e Albanologjisë”, trajton praninë e gjuhës shqipe në teknologji

Tani në epokën digjitale, gjuha shqipe duhet të jetë më shumë e pranishme në teknologji, në mënyrë që ajo të mbijetojë.

Kjo porosi u dha sot nga ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Hajrullah Çeku, në hapjen e edicionit të 17-të konferencës shkencore “Java e Albanologjisë” e cila do të zgjasë nga 18 deri më 22 maj. Për temën “Shqipja në rrethanat e sotme digjitale”, do të flasin albanologë nga Kosova dhe jashtë saj.

“Një gjuhë që sot mungon në hapësirën dixhitale rrezikon të margjinalizohet gradualisht edhe në komunikimin global. Prandaj, sot nuk mjafton vetëm ta ruajmë shqipen, duhet edhe ta zhvillojmë atë teknologjikisht. Duhet të krijojmë ura të qëndrueshme ndërmjet zhvillimeve globale dhe përdorimit të shqipes në jetën tonë kulturore, arsimore dhe institucionale. Për këtë është e domosdoshme të ndërmerren disa hapa konkretë. Duhet ta krijojmë, të krijojmë korpuse moderne të gjuhës shqipe. Duhet të ndërtojmë fjalorë dixhitalë, mjete për përkthim automatik, kontrollues drejtshkrimorë, sisteme të njohjes së zërit dhe platforma inteligjente që e kuptojnë shqipen natyrshëm. Shqipja duhet të jetë pjesë aktive e inteligjencës artificiale dhe jo vetëm një gjuhë periferike që teknologjia e njeh pjesërisht”, u shpreh ai.

Ndërkohë, drejtori i Institutit Albanologjik ku po mbahet ky aktivitet, Fadil Grajqevci ka thënë se kjo konferencë tashmë është bërë pjesë e identitetit të gjuhës shqipe.

“E dizajnuar që në fillim të saj më 2010 si aktivitet që do të përfshinte pesë disiplinat themelore albanologjike: gjuhën, letërsinë, historinë, folklorin dhe etnologjinë shqiptare, Java e Albanologjisë ka synuar totalitetin e saj ndërdisiplinor si shkencë. Me besimin në potencialet e atëhershme shkencore dhe me shpresën se ato do të avancoheshin duke iu përshtatur kontekstit të ri shoqëror, shtetësisë së Kosovës, nisma për krijimin e këtij aktiviteti të përveçëm shkencor doli të ishte një nga nismat më të suksesshme të Institutit të Albanologjisë”, tha Grajqevci.

Më tej, sekretari shkencor nga ky institut, Adil Olluri tregoi se çfarë do të trajtohet në këtë javë.

“Studiuesit e gjuhësisë sot do t’i prezantojnë të gjeturat e tyre rreth përballjes së shqipes sot me rrethanat e sotme dixhitale. Studiuesit e letërsisë nesër do të na flasin për aspektet e kontekstit në letërsinë shqipe. Pasnesër do të kemi rastin t’i dëgjojmë studiuesit e historisë që do t’i shpalosin qasjet e tyre në mes të historiografisë shqiptare dhe asaj evropiane. Të enjten njohësit e folklorit dhe etnomuzikologjisë do të na flasin për trashëgiminë kulturore si kujtesë, ndërsa të premten etnologët tanë do ta trajtojnë antropologjinë e ushqimit në kontekstin shqiptar”, tha Olluri.

Në këtë aktivitet nuk u la pa u përmendur veprimtaria e akademikut, Rexhep Qosja, që vdiq pak javë më parë.

“Për institutin çfarë është sot, institut bashkëkohor me të cilin për shumë arsye mund të krenohen të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, profesorit Rexhep Qosja do t’i jemi gjithmonë mirënjohës. Mungesën e tij në punimet e kësaj konference do ta ndjejmë shumë”, tha ai.

Ngushëllime për profesorin Qosja shprehu edhe ministri Çeku.

Ndërsa Françesk Fusha, konsultant nga Ambasada e Shqipërisë në Kosovë, u shpreh se janë të gatshëm të thellojnë bashkëpunimin me Institutin Albanologjik.

“Republika e Shqipërisë e vlerëson me mirënjohje Institutin Albanologjik të Prishtinës si një partner të rëndësishëm institucional dhe shkencor. Mbetemi të përkushtuar për të thelluar bashkëpunimin ndërinstitucional në fusha me interes të përbashkët si kërkimi shkencor, botimet akademike, dixhitalizimi i fondit dokumentar dhe arkivor, si dhe mbështetja e brezit të ri të studiuesve shqiptarë. Jemi të bindur se suksesi dhe forcimi i institucioneve tona shkencore përbën një investim të drejtpërdrejtë në të ardhmen kulturore dhe akademike të të gjithë kombit shqiptar”, theksoi ai.

Kjo konferencë shkencore, gjithëherë vjen me tema të reja e këtë herë i kushtohet aspektit të teknologjisë dhe ruajtjes së gjuhës shqipe në botën dixhitale./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Në Tiranë ka filluar konferenca “Mediat në Evropën Juglindore”

Sulmohen dy policë në Kaçanik, njëri dërgohet në emergjencë

E dyshuara ndalohet për 24 orë pasi sulmoi një polic dhe lëndoi dy të tjerë gjatë arrestimit

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Dërgohet në mbajtje një person për ngacmim

Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qarkullimin

Bllokohet kufiri Kosovë-RMV, policia maqedonase e ndalon qarkullimin

Emiratet raportojnë për sulm iranian pas përplasjes detare SHBA-Iran

Irani njofton organin e ri për menagjimin e Ngushticës së Hormuzit

Tepricë e mësuesve, mbi 3 mijë mësimdhënës më shumë në shkollat në Kosovë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë për shkak të pagave

Studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë, nuk u lejohet të hyjnë

Studentët shqiptarë bllokohen në kufi me Maqedoninë, nuk u lejohet të hyjnë

Si ndodhi aksidenti me fatalitet në Komoran të Drenasit?

Gjashtë persona të lënduar nga një aksident tjetër në Doberllukë të Vushtrrisë

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Kenny Hasbrouck shpallet “MVP i Publikut”

Malisheva nis dezinsektimin e zonave  për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Malisheva nis dezinsektimin e zonave për luftimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën