TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mbahet Kuvendi i Punës i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë – fokus zhvillimi ekonomik

by Tëvë1
2 muaj ago
0
A A
​Mbahet Kuvendi i Punës i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë – fokus zhvillimi ekonomik

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mbajti takim të përvitshëm ku u diskutuan zhvillimet gjatë vitit të kaluar, aktivitetet e Dhomës dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset dhe ekonomia në përgjithësi.

Kryetari i Kuvendit, Hamdi Malushaj, theksoi se DHTIK ka qenë aktive në adresimin e çështjeve ligjore dhe administrative që ndikojnë drejtpërdrejt në afarizëm.

“Angazhimi ynë në tema si Ligji për Pronën Publike, liberalizimi i tregut të energjisë, rritja e çmimit të energjisë, Ligji i Punës, procedurat kufitare dhe pengesat administrative dëshmon se DHTIK nuk hesht përballë padrejtësive që dëmtojnë bizneset dhe ekonominë tonë”, tha Malushaj.

Ndërsa kryetari i Bordit, Skender Krasniqi, duke falënderuar bizneset për pjesëmarrje, theksoi se Kosova po kalon një moment që nuk lejon luksin e rehatisë dhe se kur bizneset janë të ndara humbasin të gjithë, ndërsa kur janë të bashkuara fitojnë edhe bizneset, edhe shteti.

“Dhjetë vite më parë nisëm rrugëtimin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë me një vizion të qartë: të jemi zëri i biznesit vendor. Sot, pas një dekade pune, sfidash dhe angazhimi të pandalshëm, mbetet më e rëndësishme se kurrë që bizneset të bashkohen dhe të kërkojnë një ambient më të qëndrueshëm ekonomik. Asnjë biznes nuk mund të zhvillohet në një sistem që nuk funksionon mirë, sikurse asnjë shtet nuk mund të ecë përpara pa biznese të forta”, tha ndër të tjera Krasniqi.

Kurse drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, tha se pavarësisht ambientit të vështirë të të bërit biznes, Dhoma ka vazhduar mbështetjen konstante për të gjitha bizneset anëtare, duke realizuar vizita të rregullta tek kompanitë dhe aktivitete si “Kafja e Mëngjesit” me kryetarë komunash.

Gjithashtu, në planin ndërkombëtar, DHTIK ka forcuar vazhdimisht partneritetet me organizata partnere nga rajoni dhe më gjerë, si dhe ka mbajtur komunikim të mirë me ambasada të ndryshme në vend.

Në këtë takim u diskutua për zhvillimet aktuale, u prezantua raporti vjetor i punës për vitin 2025, si dhe u votua raporti i shpenzimeve të buxhetit për vitin e kaluar dhe plani i shpenzimeve për këtë vit.

Gjithashtu, bizneset shprehën nevojën për rritje të bashkëpunimit mes bizneseve anëtare, ofruan propozime për angazhim të përbashkët dhe falënderuan Dhomën për përfaqësimin sa më të mirë të interesave të tyre.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë është zëri i fuqishëm i biznesit vendor dhe partner i sigurt i zhvillimit ekonomik.

Tags: DhTIKekonomiaKosoveKuvendi i PunesTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kërkon dënimin e 13 të akuzuarve për bixhoz dhe vepra të tjera – mbrojtja lirimin e tyre

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Maqedonci dhe Hoxhaj nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Maqedonci dhe Hoxhaj nënshkruajnë Marrëveshjen e Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes dhe AMIK-ut

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën