TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OVL e UÇK-së mban takim urgjent në Skenderaj, reagon ndaj aksionit policor

by Tëvë1
2 orë ago
2
A A
OVL e UÇK-së mban takim urgjent në Skenderaj, reagon ndaj aksionit policor

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka mbajtur sot një takim urgjent në Skenderaj, ku janë shqyrtuar, siç thuhet në reagimin e tyre, “ngjarjet e fundit dhe përkeqësimi i klimës së sigurisë” në vend.

Në deklaratën e lëshuar pas takimit, veteranët kanë reaguar ashpër ndaj angazhimit të njësive speciale të Policisë në një rast që ata e kanë cilësuar si “zënkë të zakonshme pa pasoja të rënda”, duke e konsideruar këtë veprim si të panevojshëm dhe shqetësues.

“Strukturat e sigurisë së Republikës ekzistojnë për të mbrojtur qytetarët dhe rendin kushtetues, e jo të marrin pjesë në shtetrrethime e ngjallje të frikës”, thuhet në reagim.

OVL e UÇK-së u ka bërë thirrje pjesëtarëve të Policisë së Kosovës që të veprojnë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke theksuar se mandati i tyre nuk duhet të ndikohet nga “urdhrat qeveritarë në dobi të skenarëve të porositur nga Albin Kurti dhe banda e tij”.

Në deklaratë thuhet gjithashtu se “nëse uniforma e Kosovës kthehet në instrument për të vendosur tiraninë e regjimit, atëherë përveç urdhërdhënësve, përgjegjësia bëhet edhe personale”.

Veteranët kanë deklaruar se do të kundërshtojnë “me çdo mjet” çdo përpjekje që, sipas tyre, cenon demokracinë dhe rendin kushtetues në vend.

“Diktatura mori fund në qershor të vitit 1999. Kushdo që tenton ta vërë këtë realitet në provë, le të urdhërojë. Këtu jemi”, përfundon reagimi i OVL-së së UÇK-së./teve1.info/

Tags: OVL e UÇK-sëSkenderajtakimTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja refuzon kërkesën për lirimin nga paraburgimi në rastin e mashtrimit me prona në Prishtinë

Sibel Halimi për vdekjen e Alush Gashit: LDK humbi një nga njerëzit më të dashur

Sibel Halimi për vdekjen e Alush Gashit: LDK humbi një nga njerëzit më të dashur

​Driton Hyseni tregon pse nuk kandidoi për deputet në listën e VV-së

​Driton Hyseni tregon pse nuk kandidoi për deputet në listën e VV-së

Kaosi me kalendarin në Serie A, derbi i Romës dhe gara Champions, të dielën në mesditë

Kaosi me kalendarin në Serie A, derbi i Romës dhe gara Champions, të dielën në mesditë

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Rama shpreh ngushëllime për vdekjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Alush Gashi

Vrasja me thikë në Fushë-Kosovë, Supremja e kthen në rigjykim çështjen për të dënuarin me 22 vite burgim

Supremja refuzon kërkesën për lirimin nga paraburgimi në rastin e mashtrimit me prona në Prishtinë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Marciana në Venecia

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe Bibliotekës Marciana në Venecia

Sibel Halimi për vdekjen e Alush Gashit: LDK humbi një nga njerëzit më të dashur

Sibel Halimi për vdekjen e Alush Gashit: LDK humbi një nga njerëzit më të dashur

Trepça udhëheq 2:0 serinë finale të Play-Offit, ndaj Bashkimit

Bashkimi kthehet në Prizren, synon të kthehet në lojë ndaj Trepçës

Miroviq: Regjimi i Vuçiq largoi mbi 30 serbë nga institucionet ilegale në Kosovë – përmend edhe vrasje dhe sulmin në Banjskë

Miroviq: Regjimi i Vuçiq largoi mbi 30 serbë nga institucionet ilegale në Kosovë – përmend edhe vrasje dhe sulmin në Banjskë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën