TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Eksperti i sigurisë: Rasti “Jevtiq” dëshmon profesionalizmin në rritje të institucioneve të sigurisë së Kosovës

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
Eksperti i sigurisë: Rasti “Jevtiq” dëshmon profesionalizmin në rritje të institucioneve të sigurisë së Kosovës

Eksperti i sigurisë, Korab Blakaj ka vlerësuar se aktakuza ndaj togerit të policisë, Bojan Jevtiq përbën një nga rastet më serioze të dyshuara të spiunazhit në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, duke theksuar se ky zhvillim tregon rritjen e kapaciteteve të institucioneve të sigurisë së vendit.

Në analizën e tij, Blakaj thekson se rasti nuk duhet parë vetëm si çështje individuale penale, por si dëshmi e përpjekjeve të vazhdueshme të Serbisë për të depërtuar në institucionet e Kosovës përmes operacioneve të inteligjencës dhe luftës hibride.

Sipas tij, Beogradi prej vitesh ka përdorur metoda të ndryshme destabilizuese ndaj Kosovës, përfshirë propagandën, dezinformimin, strukturat paralele dhe rrjetet e inteligjencës të lidhura me BIA.

Blakaj vlerëson se aksioni i realizuar më 17 korrik 2025 nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, Prokuroria Speciale e Kosovës dhe Inspektorati Policor i Kosovës nuk ka qenë rastësor, por rezultat i një pune të gjatë profesionale kundërzbulimi.

Sipas analizës, pozita e Jevtiqit në Policinë Kufitare e bënte rastin veçanërisht sensitiv për sigurinë kombëtare, pasi dyshohet se ai kishte qasje në informacione operative dhe dokumente të klasifikuara.

Eksperti i sigurisë thotë se zbulimi dhe arrestimi i personave të dyshuar për bashkëpunim me inteligjencën serbe tregon se Kosova ka hyrë në një fazë të re të mbrojtjes institucionale dhe të luftimit të infiltrimeve të huaja.

Në fund, ai vlerëson se rasti “Jevtiq” përbën jo vetëm goditje ndaj rrjeteve të inteligjencës serbe, por edhe dëshmi të forcimit të shtetit të Kosovës dhe të kapaciteteve të tij për të mbrojtur rendin kushtetues dhe sigurinë kombëtare.

“Institucionet e sigurisë po tregojnë maturi, profesionalizëm dhe efikasitet në rritje. AKI po shfaqet si një institucion serioz me kapacitete reale monitorimi dhe zbulimi. Prokuroria Speciale po tregon vendosmëri për t’i çuar rastet deri në fund. Policia dhe Inspektorati Policor po dëshmojnë se askush nuk është mbi ligjin, pavarësisht pozitës apo përkatësisë. Ky është standard shtetëror europian”, thuhet në njoftim. /teve1.info/

Tags: Bojan JevtiqKorab BlakajTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

Buzhala: Qëllimi i opozitës nuk është presidenti, por zgjedhjet e reja

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

Drita barazon në duelin maratonik në Maltë

Haxhiu falenderon mërgatën që u regjistruan për të votuar: Mënyra më e bukur për ta vazhduar kontributin për Kosovën

U.d Presidentja nënshkruan dekretin – Prokurorët e dorëhequr serbë nuk rikthehen në punë

Pamje të tjera pa helmeta e pa masa mbrojtëse – Inspektorati ia ndalon punën 13 vendpunishteve  në Prishtinë e Fushë Kosovë

Pamje të tjera pa helmeta e pa masa mbrojtëse – Inspektorati ia ndalon punën 13 vendpunishteve në Prishtinë e Fushë Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën