TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani i kundërpërgjigjet VV-së rreth takimit rajonal me Grenellin

by Tëvë1
2 muaj ago
6
A A
Nga kërcënimet e Serbisë te vizitat në SHBA dhe ngërçi politik – Krejt çka tha dje presidentja Osmani në konferencë

Mbrëmë gjatë bisedave sy më sy me qytetarë përmes platformës “HAJDE FOLIM”, ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dha një nga deklaratat më më të drejtpërdrejta kundër asaj që ajo e quan propagandë politike rreth një takimi të liderëve të Ballkanit Perëndimor me përfaqësues amerikan në Nju Jork.

Përballë një pyetjeje të një qytetari, Osmani zgjodhi të mos heshtë. Me ton të vendosur, ajo demaskoi publikisht secilin pretendim dhe i quajti “gënjeshtra të fabrikuara nga manipulues profesionistë”.

“Ne e kemi vetëm të vërtetën në anën tonë”, deklaroi presidentja, duke iu referuar sulmeve që e kanë quajtur “tradhtare” për pjesëmarrjen e saj në një takim të organizuar nga zyrtarë të lartë amerikanë me liderët e Ballkanit Perëndimor për promovimin e potencialit investues të rajonit.
Osmani hodhi poshtë një nga një pretendimet që po qarkullojnë në publik.
Sipas saj, pretendimi se takimi ishte mbajtur fshehtë është plotësisht i pavërtetë, pasi aktiviteti ishte publikuar në përmbledhjen e presidencës zyrtarisht që në shtator, në kohën kur kishte ndodhur.
Ajo mohoi gjithashtu akuzat se ambasadori i Kosovës në SHBA nuk kishte qenë prezent, duke theksuar se ambasadori Ilir Dugolli dhe kabineti presidencial kishin marrë pjesë dhe kishin ndjekur të gjithë prezantimin për potencialin ekonomik të Kosovës.

Por reagimi më i fortë erdhi ndaj pretendimeve se takimi ishte organizuar nga gazetari Baton
Haxhiu.

“Takimi ishte organizuar si tryezë SHBA–Ballkani Perëndimor dhe ishte ftuar nga Sekretari amerikan i Tregtisë, Scott Bessent dhe ambasadori për misione të posaçme i presidentit amerikan, Richard Grenell”, sqaroi Osmani.

Presidentja rikujtoi se në atë forum morën pjesë liderë rajonalë të nivelit të lartë, përfshirë presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, ministra dhe përfaqësues nga Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe vende të tjera të rajonit.

Në përgjigjen e saj, Osmani ngriti edhe pyetjen që po dominon debatin publik: pse po sulmohet një takim zyrtar, publik dhe ndërkombëtar, ndërkohë që askush nuk jep përgjigje për takimet e mbyllura “me orë të tëra” me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe emisarin evropian Miroslav Lajcak?

“Aty nuk kishte dëshmitarë dhe as transkripte,” tha ajo, duke lënë të kuptohet se transparenca duhet të vlejë për të gjithë.

Në një deklaratë që pritet të rezonojë fuqishëm te qytetarët, Osmani kujtoi se ka përfaqësuar Kosovën në dhjetëra forume ndërkombëtare gjithmonë përballë në ballafaqim me armiqtë që kanë tentuar të mohojnë shtetësinë dhe të vërtetën e Kosovës.

“Kam mbrojtur Kosovën fort, me argumente, me dinjitet dhe pa u përkulur para askujt”, deklaroi ajo.

Sipas Osmanit, sulmet nuk vijnë sepse Kosova është dobësuar e përfaqësuar keq, por pikërisht sepse është mbrojtur fort.
“Nëse ata kanë propagandën, ne kemi të vërtetën”, ishte fjalia që mbylli një nga reagimet më të forta politike të muajve të fundit me një mesazh që synon të mobilizojë qytetarët përballë manipulimit propagandues e denigrues dhe të rikthejë fokusin tek interesat shtetërore të
Kosovës.

Tags: Richard GrenellTeve1Vjosa OsmaniVV
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

BE: Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pasqyrojë diversitetin etnik

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

Nën drejtimin e Ardian Gjinit, Aleanca vjen me logo të re

10 vjet burgim dhe 30 mijë euro gjobë ndaj tre të akuzuarve për transportim e shitje të narkotikëve

Në fjalën përfundimtare, Prokuroria kërkon dënimin e 13 të akuzuarve për bixhoz dhe vepra të tjera – mbrojtja lirimin e tyre

Pronari i një restoranti në Vushtrri vodhi energjinë elektrike, zbulohet nga KEDS-i

KEDS paralajmëron për mundësi të ndërprerjeve të energjisë shkaku i motit të lig

Ditari: 21.07.2026

Ditari: 21.07.2026

Klubi i Shigjetarisë Tradicionale në Prizren do ta përfaqësojë Kosovën në arenën ndërkombëtare

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Kërkohet paraburgim për tre të dyshuarit në rastin e ndotjes së ujit në Gostivar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën