Ishte njëri nga zërat më të fuqishëm opozitar.
Madje, në zgjedhjet e kaluara, Avdullah Hoti i Lidhjes Demokratike të Kosovës u rëndit i gjashti në listën e kandidatëve për deputet.
Por me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, numërimi duket se ka ndryshuar.
Kësisoj, Hoti nuk dihet nëse do të jetë në top 10shen e partisë.
Madje për numra, e pati edhe një qëndrim.
“Numri i vetëm që ka rëndësi është numri i Lidhjes Demokratike të Kosovës.Numrat e tjerë i përcaktojnë qytetarët”, ka shkruar Hoti.
Hoti bashkë me Hykmete Bajramin e Kujtim Shalën nuk morën pjesë në Tubimin e Bashkimit më 10 maj.
Në këtë listë, ka njoftuar që nuk do të jetë pjesë Sibel Halimi, Vlora Dumoshi dhe Rrezarta Krasniqi.
Një figurë tjetër që ka refuzuar kandidaturën në këtë subjekt, ka qenë edhe Agim Veliu.
Befasi në lista ka edhe në Partinë Demokratike të Kosovës.
Shumë prej kandidatëve nga zgjedhjet e kaluara kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e listës për zgjedhje këtë herë.
Njëri nga ta, ish deputeti Ferat Shala.
Si Shala vepruan edhe Kujtim Gashi, Abelard Tahiri e Xhevahir Geci.
Largim nga lista ka edhe në Lëvizjen Vetëvendosje.
Hysen Durmishi ka njoftuar se kësaj radhe nuk do të kandidoj për pozitën e deputetit.
Në listë do të ketë ndryshime edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.
Ish deputeti i këtij subjekti politik, Pal Lekaj ka thënë se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 qershorit.
Njëjtë si Lekaj, pjesë e listës nuk do të jetë as Lahi Brahimaj.






