TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Mbi 6 milionë euro i ka kushtuar Telekomit shkëputja e kontratave të 302 punëtorëve

by Besarta Mehmeti
4 vjet ago
0
A A
Arrestohen katër zyrtarë në Telekom, dyshohen për keqpërdorim të detyrës

Sipas njoftimit të TK-së, shkëputja e kontratave të këtyre 302 punëtorëve ka kushtuar 6.2 milionë euro Telekomit.

“Duke qenë se shumë prej jush, pas njoftimit tonë për përfundimin me sukses të procesit të Ofertës ‘Pakot Vullnetare Dalëse’, keni shprehur shqetësimet e disa ish-të punësuarve apo opinionit lidhur me kompensimin financiar të tyre, ju njoftojmë se dje, me datë 30/06/2022 është ekzekutuar pagesa për 302 ish punëtorë të TK sh.a. që kanë pranuar vullnetarisht pakot e ofruara dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen tonë”, thuhet në njoftim.

Tabela e shpenzimeve tregon se totali për pakon e të pensionuarve para kohe ka kushtuar një milion e 145 mijë euro, ndërsa pakoja e dytë me nga 24 paga të përnjëhershme 5 milionë e 85 mijë euro. Shuma e përgjithshme e ndarë ishte 6 milionë e 231 mijë euro.

Po ashtu, nga Telekomi kanë bërë të ditur se para 15 korrikut do t’u paguhen këtyre punëtorëve kontributet pensionale. /teve1.info/

Njoftimi i plotë:

Telekomi i Kosovës: NJOFTIM SHTESË LIDHUR ME PAKOT DALËSE VULLNETARE

Të nderuar kolegë të mediave,

Duke qenë se shumë prej jush, pas njoftimit tonë për përfundimin me sukses të procesit të Ofertës “Pakot Vullnetare Dalëse”, keni shprehur shqetësimet e disa ish-të punësuarve apo opinionit lidhur me kompensimin financiar të tyre, ju njoftojmë se dje, me datë 30/06/2022 është ekzekutuar pagesa për 302 ish punëtorë të TK sh.a. që kanë pranuar vullnetarisht pakot e ofruara dhe kanë nënshkruar marrëveshje për ndërprerje të marrëdhënies së punës me ndërmarrjen tonë.

Në vazhdim, e gjeni tabelën me të dhënat për pagesën e ekzekutuar dje si dhe vlerat e përcaktuara të Tatimit dhe Kontributet pensionale që ditëve në vijim do të ju paguhen këtyre punëtorëve (gjithsesi para datës 15 të muajit Korrik’22)

Shuma e pagave neto e dërguar në Thesar

Rritur për tatimin e një punëtori që nuk tatimohet

Zvogëluar për ndalesat e tre punëtorëve për moskthim të pajisjeve

Total për pagesë në Bankë

Tatimi që do të paguhet

Kontributi pensional që do të paguhet

Totali

Pako A

945,859

–

–

945,859

89,975

109,975

1,145,809

Pako B

4,201,577

1,368

(1,630)

4,201,315

399,485

484,466

5,085,266

Total

5,147,174

489,460

594,441

6,231,075

Ju falënderojmë që në vijimësi e përcillni procesin aspak të lehtë të rimëkëmbjes së kompanisë e cila dikur ishte model i fuqisë ekonomike, kontribuesit të buxhetit të shtetit dhe përgjegjësisë sociale dhe ju ftojmë që duke përfituar nga politika e menaxhmentit të TK për transparencë dhe bashkëpunim të plotë me mediat dhe publikun, të vazhdoni të informoni publikun me kohë, korrektësi dhe profesionalizëm për kompaninë dhe punën tonë. Për çfarëdo paqartësie apo informate shtesë ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në çdo kohë.
Duke qenë se për procesin e “Pakove Dalëse Vullnetare” ju kemi informuar më herët në detaje, këtë informacion plotësues po e përcjellim mbi njoftimin tonë të fundit për përmbylljen e këtij procesi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një person

​Rritje e çmimeve të farërave, plehrave dhe investimeve bujqësore

​Rritje e çmimeve të farërave, plehrave dhe investimeve bujqësore

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Policia interviston 14 persona të dyshuar për falsifikim votash në Kllokot

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Aksident i rëndë në Loxhë të Pejës, humb jetën një person

​Rritje e çmimeve të farërave, plehrave dhe investimeve bujqësore

​Rritje e çmimeve të farërave, plehrave dhe investimeve bujqësore

Numërohen 75% të votave nga diaspora, VV kryeson bindshëm

Policia interviston 14 persona të dyshuar për falsifikim votash në Kllokot

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Theret me thikë një person në Prishtinë, të dyshuarit në arrati

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Këmbësori i goditur nga vetura në Mitrovicë ndërron jetë në QKUK

Zhduket një femër në Pejë

Babai e raporton të zhdukur vajzën e tij në Drenas

Qorrolli: Pa Vetëvendosjen nuk zgjidhet presidenti, s’jemi për zgjedhje të reja

Qorrolli: Pa Vetëvendosjen nuk zgjidhet presidenti, s’jemi për zgjedhje të reja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën