TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

A ka përçarje në LDK pas kthimit të Osmanit?

Në rikthimin e ish presidentes, Vjosa Osmani në Lidhjen Demokratike të Kosovës nuk morën pjesë të gjithë deputetët e këtij subjekti. Në tubimin e përbashkët, munguan Kujtim Shala, Hykmete Bajrami, Avdullah Hoti e Janina Ymeri. Kjo e fundit për Tëvë1 thotë se nuk ka përçarje dhe se merr pjesë në tubimet e radhës.

by Fetije Kamberi
2 ditë ago
0 0
A A

Të dielën me duartrokitje u pritën në “Tubimin e Bashkimit”

E rikthimin e Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku e priti në këtë mënyrë.

Por, duket se jo të gjithë, iu gëzuan rikthimit të ish-presidentes në LDK.

Kjo pasi të dielën në bashkimin e të djathtës munguan disa figura kyçe të partisë.

Bëhet fjalë për Kujtim Shalën, Hykmete Bajramin, Avdullah Hotin e Janina Ymeri.

Kjo e fundit, për Tëvë1, e ka mohuar se ka përçarje të reja brenda partisë më të vjetër në Kosovë.

“Nuk ka përçarje brenda LDK-së, në tubimin e radhës do të marrë pjesë. Ne do të jemi me një listë për kandidat për deputet”, tha Ymeri.

Por, ndryshe nga Ymeri, zhvillimet po i komentojnë analistët politik.

Profesori universitar, Avdi Smajljaj, thotë se situata brenda LDK-së, mbetet ende konfuze.

“Mendoj që të dy palët, edhe këta si figura brenda LDK-së dëmtohen tek votat të cilat mund të vijnë nga ata të cilët mund të kenë shpresa te rikthimi i Vjosa Osmanit por edhe votat që mund të i sjellin nga këto figura brenda LDK-së mund të mungojnë në votat e përgjithshme të LDK-së, kjo është një humbje e dyanshme dhe reflekton një gjendje goxha konfuze brenda partisë për shkak të këtij kapërcimi të madh që është bërë nga një grupim politik pastaj në një tjetër”, vlerëson ai.

Smajlaj shton se rregullimi i raporteve, varet nga rezultati zgjedhor i 7 shkurtit.

“E vetmja gjë që mund të i ulte këto rivalitete brenda LDK-së është një fitore e madhe e LDK-së, ku nga ai pushtet që mund të i sillte ajo fitore mund të përfitonin që të gjithë pastaj, dhe ne e dimë që kur është në pyetje pushteti politikanët e harrojnë edhe vetveten si dhe i harrojnë edhe qytetarët e kështu me radhë kjo do të ishte njëra nga mënyra që mund të i ulte rivalitetet”, shprehet profesori universitar.

Ndryshe, ish-presidentja Vjosa Osmani në zgjedhjet e vitit 2021 ishte në listë të përbashkët me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndërsa raportet me Kurtin u prishën, kur ky i fundit nuk e rikandidoj Osmanin për një mandat të dytë si presidente e vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kuçi: Qytetarët s’duhet të mashtrohet se Osmani është zgjidhje, profil i interesave të ngushta

Kuçi: Qytetarët s’duhet të mashtrohet se Osmani është zgjidhje, profil i interesave të ngushta

Kuçi: Opozita është e fjetur dhe vetëm po e forcon Kurtin

Kuçi: Opozita është e fjetur dhe vetëm po e forcon Kurtin

Self kërkon nga pesë vendet e NATO-s, të njohin Kosovën

Self kërkon nga pesë vendet e NATO-s, të njohin Kosovën

Policia pret delegacion nga Sllovenia, diskutohet thellimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë

“InfoNata” 13.05.2026

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

Me një listë të vetme, opozita serbe në Kosovë synon ndryshime politike

Mehmeti: LDK është shndërruar në parti që synon të shpëtojë Abdixhikun dhe nderin e Osmanit

Mehmeti: LDK është shndërruar në parti që synon të shpëtojë Abdixhikun dhe nderin e Osmanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën