TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vikendi zbraz Kosovën, mbi 175 mijë qytetarë dalin jashtë vendit në tri ditë

Shteti lidhi pushimet nga e premtja e javës së kaluar e deri të hënën. E këto ditë pushimi, shumë kosovarë i kaluan në vendet e rajonit, kryesisht në Shqipëri. Vetëm për 3 ditët e para të majit, mbi 175 mijë qytetarë kanë kaluar kufirin, prej tyre mbi 90 mijë vetëm në Shqipëri. Ekonomistët vlerësojnë se një situatë e tillë është e dëmshme për ekonominë e vendit.

by Driton Sadiku
2 orë ago
1 0
A A

Për administratën shtetërore, vikendi nisi të premten.

1 maji qe pushim, kryesisht për ata që janë në punë të shtetit.

E tri ditët e pushimit, shumë prej tyre zgjodhën t’i kalojnë jashtë vendit.

Mbi 175  mijë qytetarë, kaluan përmes pikave kufitare në vendet e rajonit, vetëm në tri ditët e para të majit.

Pika me e frekuentuar qe ajo me Shqipërinë, ku brenda këtyre ditëve, afro 94 mijë qytetarë, kaluan matanë kufirit.

Statistika të ngjashme mund të shënohen edhe këtë vikend, pasi këtë herë e hëna është ditë pushimi, për shkak të Ditës së Evropës.

E dalja masive e qytetarëve sipas ekonomistëve, nënkupton një shpenzim enorm të parasë në vende të tjera.

“Shkuarja e 90 mijë qytetarëve vetëm në Shqipëri vetëm të kushtonte 100 euro i bie 9 milionë euro, nëse i kemi 200 mijë, janë 20 milionë euro dhe në këtë drejtim po të mbeteshin në Kosovë para të tilla ka pasur mundësi të kemi një hoteleri më aktive, turizëm më atraktiv”, thotë ekonomisti, Safet Gërxhaliu.

Kjo më pas thuhet se ka ndikim goxha të rëndë në ekonominë vendore.

“Ne shohim që kemi një numër të lartë të vizitorëve që të paktën një shumë simbolike të parave mbetet në vendet fqinjë pavarësisht që ne i konsiderojmë si vende mike, por ekonomia e vendit tonë po varfërohet për aq para”, thotë ekonomisti tjetër, Fidan Qerimi.

Por pavarësisht dëmit në ekonomi, vlerësohet se kjo ikje është edhe rezultat i zhvillimeve politike në vend.

“Situata politike në Kosovë duke dominuar agjenda politike po e krijon një ambient toksik ku njerëzit janë të lodhur dhe e shfrytëzojnë çdo mundësi për të dalë nga ky rreth qe e ka kapluar shoqërinë kosovare”, tha Gërxhaliu.

Në kalendarin e festave zyrtare janë të listuara gjithsej 12 ditë pushimi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Vazhdon regjistrimi i diasporës për votim, mbi 29 mijë kërkesa të pranuara nga KQZ

Vuçiq kërcënon integritetin territorial të Malit të Zi, duke përmendur 13% të territorit

​Marta Kos drejt vizitës së parë në Kosovë, Vuçiq e sulmon: Nuk kontaktoj të huajt që i dëshirojnë të keqen Serbisë

Vjosa Osmani i prinë listës zgjedhore në LDK, vetë e 20-ta në listë

Vjosa Osmani i prinë listës zgjedhore në LDK, vetë e 20-ta në listë

Kurti vulos kandidaturën për kryeministër, VV-ja synon mandat edhe më të fuqishëm më 7 qershor

Kurti vulos kandidaturën për kryeministër, VV-ja synon mandat edhe më të fuqishëm më 7 qershor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën