TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mbi 21 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës për dy ditë, 1 mijë e 37 janë refuzuar

by Tëvë1
2 orë ago
1
A A
Fletëvotimet e Zgjedhjeve Lokale të 12 tetorit arrijnë në Kosovë

Zëdhënësi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se po vazhdon periudha e regjistrimit të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka nisur më 6 maj dhe përfundon më 17 maj 2026.

Sipas tij, të dhënave të përditësuara deri të premten, më 8 maj në orën 09:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org, janë pranuar gjithsej 21,378 kërkesa për regjistrim.

“Prej tyre, 9,149 aplikime janë aprovuar, 1,037 janë refuzuar, ndërsa 11,187 mbeten në proces shqyrtimi”.

Nga aplikimet e aprovuara, Elezi thotë se 2,284 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike, 239 për të votuar përmes kutisë postare në Kosovë, ndërsa 6,626 për të votuar përmes postës nga jashtë vendit.

Ai ka bërë të ditur se procesi i votimit jashtë vendit do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 70 vendvotime, prej të cilave 33 ambasada dhe 15 konsullata. Numri maksimal i votuesve që mund të regjistrohen për votim fizik është 66,450.

“Ky kufizim vlen vetëm për votimin në përfaqësi diplomatike, ndërsa regjistrimi për votim përmes postës mbetet i pakufizuar. Në rast të arritjes së kufirit maksimal në një përfaqësi, aplikuesit do të udhëzohen të zgjedhin mënyra alternative të votimit përmes postës, sipas parimit të kohës së aplikimit”.

Po ashtu, KQZ ka përcaktuar një prag minimal prej 50 votuesish të regjistruar për organizimin e votimit në një përfaqësi diplomatike. Nëse ky numër nuk arrihet, votimi fizik në atë përfaqësi nuk do të organizohet dhe votuesit do të kalojnë automatikisht në votim përmes postës.

Sipas KQZ-së, shtetasve të regjistruar për votim me postë do t’u dërgohet paketa me fletëvotim në adresat e tyre, siç është praktikuar edhe në proceset e mëparshme zgjedhore.

Tags: KQZTeve1zgjedhjet
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për vaksinim të fëmijëve

Bedri Hamza prezanton Naim Telakun si kandidat të PDK-së për deputet

Bedri Hamza prezanton Naim Telakun si kandidat të PDK-së për deputet

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

Limaj i propozon PDK-së bashkim politik për zgjedhjet e 7 qershorit

Gërvalla takon përfaqësuesen e UNHCR-it, diskutohet ndihma juridike falas dhe mbështetja për refugjatët

Gërvalla takon përfaqësuesen e UNHCR-it, diskutohet ndihma juridike falas dhe mbështetja për refugjatët

Rubio: Kufizimi i përdorimit të bazave amerikane nga NATO është “problem që duhet të shqyrtohet”

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

LDK përkujton komandant Drinin në 26-vjetorin e vrasjes: I përhershëm kujtimi për të

Karburanti amerikan mund të përdoret në Evropë për të shmangur mungesat e mundshme

Karburanti amerikan mund të përdoret në Evropë për të shmangur mungesat e mundshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën