Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit B.J – zyrtar policor për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Mbajtja në pronësi”, kontroll ose posedim i pautorizuar i armëve.
Sipas aktakuzës, B.J dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme dhe me dashje ka mbledhur dhe u ka dërguar zyrtarëve të Shërbimit Inteligjent të Serbisë dokumente zyrtare të klasifikuara që ndërlidhen me sigurinë kombëtare dhe rendin kushtetues të Kosovës./teve1.info/







