TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE: Kosova ka të drejtë t’i heqë targat “KM”

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Foto ilustruese

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, Peter Stano, tha se BE-ja ka qenë e njoftuar, por jo edhe e konsultuar nga autoritetet e Kosovës për planet për reciprocitet mbi targat e veturave që lëshojnë autoritetet e Serbisë në Kosovë.

Megjithatë, shtoi ai, Kosova ka të drejtë të marrë një vendim të tillë.

“Sipas marrëveshjeve nga dialogu për lirinë e lëvizjes – nga viti 2011 dhe 2016 – Kosova ka të drejtë t’i heqë nga përdorimi targat KM. Por, është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për implementimin e këtij plani dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të afërt me qytetarët dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”, tha Stano.

Më 29 qershor, Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për mundësinë e riregjistrimit të veturave me targat e qyteteve në Kosovë – të cilat i lëshojnë autoritetet e Serbisë – në RKS (Republika e Kosovës).

Bëhet fjalë për veturat me targat PR (Prishtinë), KM (Mitrovicë e Kosovës) GL (Gjilan), PZ (Prizren) e kështu me radhë.

Sipas vendimit, riregjistrimi i këtyre veturave do të fillojë më 1 gusht dhe do të zgjasë deri më 30 shtator.

Qeveria, po ashtu, ka miratuar udhëzimin për kalimin e pikave kufitare me dokumente personale, sipas të cilit, të gjithë personat që kanë dokumente të lëshuara nga autoritetet e Serbisë, me të hyrë në territorin e Kosovës, do të duhet të pajisen me një certifikatë që i zëvendëson ato dokumente.

Këto vendime kanë shkaktuar reagime të ashpra në Beograd. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se zyrtarët kosovarë po përgatisin “persekutimin” e popullatës serbe, por nuk ka paraqitur asnjë provë për këtë pretendim.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka qenë në Beograd në ditën kur Qeveria e Kosovës ka marrë vendimet.

Ai ka vlerësuar se në marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë është krijuar një “situatë e re”, e cila ka ndryshuar “planet dhe temat” e vizitës së tij. /REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Suspendohet polici pasi nuk i dorëzoi 105 eurot e gjetura, i la në kuti bamirësie

Dy nga gjashtë të akuzuarit serbë për barrikadat në veri pranojnë fajësinë

Nesër mbahet seanca për shqyrtimin fillestar ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullatës civile

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Një i vdekur dhe 25 të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në ishullin grek pranë Kretës

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, raportohet për dy të vrarë

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, raportohet për dy të vrarë

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën