Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se më 7 maj, në orën 24:00, ka përfunduar afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar institucionin lidhur me pjesëmarrjen ose mospjesëmarrjen në zgjedhjet e ardhshme, si dhe për formimin e koalicioneve.
Sipas zëdhënësit të KQZ-së, Valmir Elezi, këto obligime kanë vlejtur për 53 partitë politike që aktualisht janë pjesë e regjistrit të partive politike në Republikën e Kosovës.
“Më 7 maj, në orën 24:00, është përmbyllur afati për partitë politike të regjistruara në Kosovë për ta njoftuar KQZ-në për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formim të koalicioneve”, ka deklaruar Elezi.
Ai bëri të ditur se gjatë periudhës 1–7 maj 2026, KQZ ka pranuar njoftime për pjesëmarrje në zgjedhje nga 22 parti politike, njoftime për mospjesëmarrje nga 9 parti politike, si dhe tri koalicione të përbëra nga nëntë parti politike.
Partitë që kanë njoftuar pjesëmarrjen në zgjedhje:
Partia Socialdemokrate
Kosovaki Nevi Romani Partia
Partia Socialdemokrate e Ashkalinjve
Za Slobodu Pravdu i Opstanak
Srpska Lista
Yenilikçi Türk Hareket Partisi
Lidhja Demokratike e Kosovës
Fjala
Lëvizja Përparimtare e Romëve të Kosovës
Partia Rome e Bashkuar e Kosovës – PREBK
Socialdemokratska Unija
Jedinstvena Goranska Partija
Kosova Demokratik Türk Partisi
Nova Demokratska Stranka
Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës
Kosovski Savez
Partia Balliste
Partia Qytetare për Mirëqenie Sociale
Partia Liberale Egjiptiane
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës
Stranka Demokratske Akcije
Partia Demokratike e Kosovës
Partitë që kanë njoftuar mospjesëmarrjen:
Partia Demokratike e Unitetit
Balli Kombëtar i Kosovës
Lëvizja Qytetare Vatra
Bashkimi për Ndryshim Anamorava
Partia e Drejtësisë
Srpski Narodni Pokret
Partia Reforma Demokratike
Aleanca Kosova e Re
Nisma Socialdemokrate
Koalicionet e njoftuara në KQZ:
Demokratska Stranka Bošnjaka dhe Demokratska Stranka Vatan (Koalicija VAKAT)
Partia e Ashkalinjëve për Integrim, Partia Demokratike e Ashkalinjve të Kosovës dhe Lëvizja për Bashkëveprim (Ashkalitë e Bashkuara)
Lëvizja Vetëvendosje, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (Lëvizja VETËVENDOSJE!)
Sipas Elezit, njoftimi për pjesëmarrje ose mospjesëmarrje në zgjedhje dhe formimi i koalicioneve është proces i ndarë nga aplikimi për certifikim të subjekteve të reja politike dhe dorëzimi i listave të kandidatëve për deputetë.
“Aplikimi për certifikim të subjekteve të reja politike – koalicioneve, nismave qytetare dhe kandidatëve të pavarur – ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 10 maj”, ka thënë ai.
Ai shtoi se, sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, partitë politike konsiderohen automatikisht të certifikuara, ndërsa procesi i certifikimit vlen vetëm për subjektet e reja politike.
Ndërkaq, afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për deputetë nga subjektet politike ka nisur më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026.







