Vazhdon të jetë shqetësuese ngritja e çmimeve në vendin tonë.
E më së vështiri këtë rritje të çmimeve të produkteve po e përballojnë qytetarët.
Për ta kjo gjë po është e papërballueshme.
Madje qytetarët nuk po i hedhin faj vetëm kësaj qeverie, por po fajësojn edhe ish-kryeministrat tjerë.
Aktualisht në Kosovë një bukë e bardhë kushton 50 centë, një litër vaj 2 euro e 95 centë e 5 kg sheqer 5 euro e 18 centë.
Kronika e realizuar nga gazetarja Furtuna Zejnullahu.