Qeveria e Kosovës ditë më parë i dha dritën e gjelbër formimit të Fondit për Konfiskimin e Pasurisë.
Në këtë fond priten të derdhen mjete nga shitja e pasurisë së konfiskuar.
E si do të funksionojë ky fond për tëvë 1, kanë treguar nga Ministria e Drejtësisë.
Një pjesë e mjeteve nga ky fond, sipas Pirevës, do të shkojë për kompensimin e viktimave të krimit, e një pjesë për mbështetje të grupeve të margjinalizuara.
Por themelimin e këtij fondi po e sheh të panevojshëm, avokati, Anton Nrecaj.
Aktualisht, Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Kosovës, trajton shfrytëzimin e pasurisë se konfiskuar.
Kronika e realizuar nga gazetarja Doresa Geci.