TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dyshohet se i vodhi mijëra euro para e flori vëllaut të tij, del para Gjykatës i akuzuari

Vëllezërit Zeka që nuk kanë raporte të mira për gati 17 vite, u përballën në Gjykatë për akuzat për vjedhje të rëndë. Vëllau me nipin akuzohen se vodhën mijëra euro para e mijëra euro stoli ari.

by Florijeta Dernjani
2 orë ago
1 0
A A

Janë pamje të kamerave të sigurisë 13 vite më parë.

Përmes tyre, pretendohet se dokumentohet një vjedhje e rëndë.

Kjo vjedhje disa mijëra euro, dyshohet të ketë ndodhur mes vëllezërve.

Në këto pamje, shihet se si dy persona vihen në lëvizje duke mbuluar kokat në një kompleks banesor në një lagje të Prishtinës.

Pas disa minutash, të njëjtit persona shihen se si kanë në duar diçka, që dyshohet të jetë një kasafortë.

Këto pamje mbështesin aktakuzën e ngritur ndaj Gani Zekës dhe djalit të tij, Arben Zekës, për veprën penale “Vjedhje e rëndë”.

Dyshja pretendohet se kanë hyrë në banesën e Rexhep Zekës, vëllaut të Ganiut, ku edhe e kanë kryer vjedhjen.

Vëllezërit Zeka nuk flasin për vite me radhë, e e mërkura i gjeti në gjykatore.

Rexhep Zeka, që ka status të dyfishtë, i dëmtuar dhe dëshmitar, në këtë seancë dha verzionin e tij të rastit.

Ai tregoi për dëmin material që ka pësuar.

“…është marra kaca e metaltë me dy dollapa njëra më qelës njëra me numratore në të cilën kanë qenë diku 32 mijë euro, ka pas pak franga e pak dollarë, diku 600-700”, ka thënë Zeka.

Zeka thotë se i është vjedhur edhe një sasi e konsiderueshme e floririt.

“Diku 5 goblona tri lira, zingjira e të tjera, ka qenë diku në vlerë 20 mijë euro. Edhe për këto në atë kohë grami i arit ka qenë diku 30 euro, kurse sot është diku 160 euro ni gramë. Domethënë po flasim për sot që vlerë ka mbi 100 mijë euro”, ka thënë tutje Zeka.

Zeka tregon se me vëllezërit e tij raportet ishin ndërprerë disa vite para se të ndodhte vjedhja, duke përjashtuar kështu mundësinë që në banesën e tij të kishte sende të të akuzuarve.

“Unë me Ganinë e Beqirin jam prish në 2009 e cila prishja ka qenë faza faza, t’u shku t’u përkeqësu gjendja. Kështu që nuk ka pas sende të Ganisë te une, se prej 2009 deri 2013 me qindra mijëra herë ka mujt m’i marrë ato gjëra nëse kish pas”, theksoj Zeka.

Në seancën e radhës do të dëgjohet edhe një dëshmitar dhe pastaj do të dëgjohen edhe të akuzuarit, për të dhënë mbrojtjen e tyre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në Han të Elezit kapet ari i kontrabanduar në autobusin e linjës Serbi–Maqedoni e Veriut

Në Han të Elezit kapet ari i kontrabanduar në autobusin e linjës Serbi–Maqedoni e Veriut

Meta sulmon Gërvallën dhe Pecin: E para kundërshtare e Osmanit, i dyti e dëmtoi Guxo-n

Meta sulmon Gërvallën dhe Pecin: E para kundërshtare e Osmanit, i dyti e dëmtoi Guxo-n

“Kurti i ka bërë tradhti Osmanit” – Ish-këshilltar i Vjosa Osmani tregon bisedat ndërmjet Kurtit dhe Osmanit

“Kurti i ka bërë tradhti Osmanit” – Ish-këshilltar i Vjosa Osmani tregon bisedat ndërmjet Kurtit dhe Osmanit

Meta: Jemi në rrugë drejt LDK-së, Osmani pritet të jetë bartëse e listës

Meta: Jemi në rrugë drejt LDK-së, Osmani pritet të jetë bartëse e listës

“Info Nata”- 06.05.2026

Bashkimi kalon në finale, përballet me Trepçën

Bashkimi kalon në finale, përballet me Trepçën

Kujtimi i bashkëpunëtorëve në 27 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit

Kujtimi i bashkëpunëtorëve në 27 vjetorin e vrasjes së Fehmi Aganit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën