TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haxhiu takon nxënësit që përfaqësuan Kosovën në EMO 2026 dhe i nderon me mirënjohje

by teve1
6 muaj ago
2
A A
Haxhiu takon nxënësit që përfaqësuan Kosovën në EMO 2026 dhe i nderon me mirënjohje

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim ekipin e Kosovës në matematikë, pas pjesëmarrjes në Olimpiadën Evropiane të Matematikës, EMO 2026.

Ekipi u udhëhoq nga prof. asoc. dr. Valdete Rexhebeqaj-Hamiti, kryetare e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës, ndërsa Kosova u përfaqësua nga nxënësit Ajan Hajrullahu, Lyron Celina, Vesa Xhymshiti, Ari Juniku, Shpendi Deva dhe Lekë Nikçi.

Në këtë garë, Ajan Hajrullahu fitoi medaljen e bronztë, ndërsa Lyron Celina dhe Vesa Xhymshiti fituan mirënjohje nderi.

Haxhiu i ka përgëzuar nxënësit për rezultatin e arritur dhe për përfaqësimin e Kosovës në një garë të rëndësishme ndërkombëtare të matematikës.

“Pjesëmarrja në gara të këtij niveli është sukses në vete. Kur kësaj i shtohen edhe rezultatet e arritura, medalja e bronztë e Ajanit dhe mirënjohjet e nderit për Lyronin dhe Vesën, atëherë ky sukses merr kuptim edhe më të madh. Ai flet për përkushtimin, disiplinën dhe potencialin e të rinjve tanë në matematikë. Suksesi i tyre është edhe sukses i Republikës së Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Me këtë rast, ajo ka ndarë mirënjohje për gjashtë nxënësit përfaqësues të Kosovës dhe për Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për sfidat me të cilat përballet Shoqata e Matematikanëve të Kosovës në përgatitjen e nxënësve për gara ndërkombëtare. U.D.

Haxhiu ka shprehur gatishmërinë që Presidenca të ndihmojë, qoftë drejtpërdrejt, qoftë duke shërbyer si urë lidhëse me institucionet përkatëse.

Po ashtu, në takim është nënvizuar se Kosova në vitin 2027 do të jetë organizatore e Olimpiadës Evropiane të Matematikës, ku Prishtina do të mirëpresë të rinj të talentuar nga vende të ndryshme të Evropës.

U.D. Presidentja Haxhiu ka theksuar se mbështetja për nxënësit e talentuar është investim në dije, shkencë dhe në të ardhmen e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Avokati i Popullit për rastin Arlinda Zekaj: Ka dështim të shtetit

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

Përparim Rama intervistohet nga Prokuroria Speciale

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

“Kur ushtria të kthehet në Kosovë”, tifozët e Crvena Zvezdës rikthejnë grafitin nacionalist në Beograd

PDK thërret konferencë për media, s’tregohet arsyeja

PDK sot zhvillon konferencë për media nga ora 15:00

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Akil Gjakova në repasazh të Grand Slam Abu Dhabi!

Aleanca mban nesër konferencë për media

Aleanca mban konferencë për media sot në orën 14:00

Fundjava e basketbollit kosovar, vëmendja në Rahovec e Prishtinë

Sigal Prishtina – Trepça, përballen të dielën, në klasiken e basketbollit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën