TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Emërimet në ministri – qeveri në detyrë, por me staf në rritje

Qeveria në detyrë ka vazhduar me emërime të reja politike. Vetëm një ditë më parë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti emëroi tre zëvendësministra në tri dikastere, veprim ky që nga njohës të fushës po shihet si sistemim i njerëzve partiakë në fund të mandatit, pa pasur nevojë institucionale.

by Driton Sadiku
3 orë ago
0 0
A A

Ndonëse Qeveri në detyrë, stafi po i rritet.

Vetëm të premten, kryeministri në detyrë Albin Kurti emëroi tre zëvendësministra, në tri dikastere qeveritare.

E shtimi i stafit tash kur dihet edhe data e zgjedhjeve, s’shihet si nevojë institucionale por si sistemim i njerëzve partiak.

“Nuk është e nevojshme me bo emërime të reja të zv/ministrave për shkak se nuk kanë punë që munden me i kry, prandaj është absurde kur dihet data e zgjedhjeve tash në këtë kohë të emëroi zëvendësministra. Ka pasur kohë prej kur është themeluar qeveria dha tash kur qeveria është në detyrë, kjo është me e ble një individ që me i jep rrogë”, tha njohësi i politikës, Arton Demhasaj.

Kështu mendon edhe politologu Elbasan Osmani, që thotë se këto lëvizje, s’kanë të bëjnë me ushtrimin efektiv të detyrës.

“Janë vetëm për qëllime elektorale dhe nuk kanë të bëjnë asgjë me gatishmërinë e tij për të ushtruar ato funksione sepse në të kundërtën këta zv/ministra do të mund të emëroheshin edhe më herët, por kjo po bëhet vetëm për shkak të shpërndarjes së Kuvendit dhe shpalljes së zgjedhjeve”, thotë Osmani.

Andaj vlerësohet se Qeveria duhet të jetë e kujdesshme e mos t’i kalojë kompetencat e saj.

“Qeveria në detyrë është thjesht qeveri kujdestare që mos i me lënë procese në gjysmë por jo të fillojë procese të reja, të emërojë njerëz në pozita të caktuara apo me hap konkurse për pozita tepër të rëndësishme e aq më pak kur flasim për buxhetin e shtetit”, thotë Demhasaj.

Reagim për këtë pati edhe nga partitë deri tash opozitare.

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku tha se kjo nuk paraqet funksionim institucional, por një qasje abuzive që e trajton shtetin si pronë politike dhe cenon demokracinë.

Edhe Hykmete Bajrami e LDK-së, shkroi se këto emërime s’janë për punë, por vetëm sa për të marrë pagë nga buxheti i shtetit, pa bërë asgjë.

Të panevojshme në kohë zgjedhjesh, i cilësoi edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Qeveria aktuale ka gjithsej 19 ministri, apo 4 më shumë se që i kishte në mandatin e kaluar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti në 27-vjetorin e Masakrës së Studimes: Krimet nuk harrohen e as nuk falen

Kurti në 27-vjetorin e Masakrës së Studimes: Krimet nuk harrohen e as nuk falen

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

Zgjedhjet e parakohshme, DASh: Bllokimi i vazhdueshëm politik dëmton besimin në institucionet e Kosovës

​Rifillojnë seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja nuk e pranon raportin e organizatës britanike

Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje

ShBA-ja do të tërheqë afër 5 mijë trupa nga Gjermania

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Bashkëpunim rajonal në turizëm – Kosova me fqinjë, synim paketat e përbashkëta për turistë

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Edhe pas 27-vitesh familjarët të indinjuar që ende s’ka asnjë të dënuar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën