TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Zëdhënësja e Speciales tregon kur ndodh aktgjykimi për Thaçin dhe të tjerët

by Tëvë1
2 ditë ago
4
A A
Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Zëdhënësja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Angela Griep, gjatë informimit javor për media ka bërë të ditur se procesi gjyqësor ndaj Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi ndodhet aktualisht në një fazë të rëndësishme.

Sipas saj, Trupi Gjykues në këtë çështje ka hyrë në fazën e kuvendimeve, ku po shqyrtohen provat dhe argumentet përfundimtare përpara marrjes së vendimit përfundimtar.

Ajo theksoi se kohëzgjatja për nxjerrjen e aktgjykimit ndryshon nga rasti në rast dhe varet nga kompleksiteti i çështjes.

Griep bëri të ditur se, bazuar në rregullat në fuqi, Trupi Gjykues ka në dispozicion një afat prej 90 ditësh për të arritur një verdikt.

Megjithatë, ajo sqaroi se ky afat nuk është i prerë, pasi në rrethana të caktuara gjykatësit mund të vendosin ta zgjasin periudhën e kuvendimeve nëse konsiderojnë se nevojitet më shumë kohë për një vendim të drejtë dhe të argumentuar.

Ajo shtoi se aktualisht nuk ka një datë të caktuar për shpalljen e aktgjykimit në këtë rast, por theksoi se publiku do të informohet menjëherë sapo gjykatësit të vendosin për një afat konkret.

Duke iu referuar Rregullores së Procedurës dhe të Provave, konkretisht rregullës 159, Griep nënvizoi se Trupi Gjykues nuk është i detyruar të kërkojë zgjatje formale të afatit.

Megjithatë, nëse vendos të zgjasë procesin e vendimmarrjes, ai duhet të paraqesë një vendim të arsyetuar për këtë hap.

Në fund, ajo theksoi se rregullorja në fuqi nuk përcakton një afat të saktë kohor për publikimin e këtij vendimi, duke lënë kështu hapësirë që procesi të zgjasë në varësi të zhvillimeve dhe kompleksitetit të çështjes.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Ish-kryetarët e komunave veriore të pakënaqur me qeverisjen aktuale, ankohen për pezullim të shërbimeve

Mashtrim përmes telefonit në Mitrovicën e Veriut, qytetares i merren 500 euro nga llogaria bankare

Ende pa filluar fushata, ka shqetësime për shkelje dhe ndërhyrje në proces zgjedhor

Koalicione apo të vetme në garë? KQZ cakton afatin për partitë politike

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Policia jep detaje për të shtënat në Gjakovë, i dyshuari në mbajtje për 48 orë

Përfshihet nga zjarri një shtëpi e pabanuar në Prishtinë, arrestohet një person

Digjet një shtëpi e braktisur në Prizren, dyshohet për shpërthim nga bombola e gazit

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Nafta shitet me çmim të njëjtë sikur dje

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Një 44-vjeçare gjendet pa shenja jete në Podujevë, rasti nën hetime

IKShPK: Nga tetori nis testimi për tuberkuloz te fëmijët

8 raste me fruth në Kosovë, IKSHPK thirrje prindërve t’i vaksinojnë fëmijët

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën