TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Aksion i Inspektoratit të Punës në veri, inspektohen punishtet ndërtimore

by Tëvë1
3 orë ago
1
A A
​Aksion i Inspektoratit të Punës në veri, inspektohen punishtet ndërtimore

Inspektorati Qendror i Punës ka zhvilluar sot një aksion inspektues në komunat veriore të Kosovës, në kuadër të kontrolleve për zbatimin e kushteve të punës dhe masave të sigurisë në sektorin e ndërtimtarisë, raporton KosovaPress. Sipas inspektoratit, janë evidentuar disa mangësi që lidhen me organizimin e hapësirës së punës, sigurinë dhe dokumentacionin.

Një nga inspektimet është realizuar në lagjen “Kodra e Minatorëve” në Mitrovicën e Veriut, ku inspektorët kanë verifikuar gjendjen në një punishte ndërtimore dhe respektimin e obligimeve ligjore nga ana e punëdhënësit.

Ushtruesja e detyrës së udhëheqëses së Divizionit të Inspektimeve në Rajonin e Mitrovicës, Laura Mustafa-Berisha, tha se aksioni është pjesë e planit të inspektimeve të përcaktuara nga Ministria dhe se sot fokusi është vendosur në rajonin e Mitrovicës Veriore.

“Në vazhdën e inspektimeve të planifikuara sipas vendimit të Ministrisë dhe në aksionin në ndërtimtari në nivel të Kosovës, sot jemi caktuar në rajonin e Mitrovicës Veriore, ku do të inspektohen disa lokacione, të cilat paraprakisht i kemi verifikuar dhe i kemi të përcaktuara. Përveç këtyre lokacioneve, do të inspektohen edhe vende të tjera nëse gjatë vëzhgimit inspektorët hasin në ndonjë aktivitet”, tha Mustafa-Berisha.

Gjatë kontrollit në vendpunishte në “Kodrën e Minatorëve”, inspektori Fatmir Halili tha se janë evidentuar disa mangësi që lidhen me organizimin e hapësirës së punës, sigurinë dhe dokumentacionin.

“Organizimi i vendpunishtes duhet të jetë më i mirë, kabllot e rrymës, papastërtitë dhe qasja në objekt janë tri vërejtje që ne i japim në këtë rast. Sa u përket çështjeve të tjera, rrethojat po i shohim që janë mirë. Shenjat e rrezikshmërisë, prej momentit kur fillojnë me ngritjen e objektit, aty ku ka rrezikshmëri, është mirë të vendosen, sepse e keni obligim ligjor. Sa i përket dokumentacionit, unë po lë një listë me dokumente. Kam biseduar edhe me përgjegjësin, Bujarin. Ato dokumente brenda tri ditëve i ka afat t’i kompletojë dhe t’i sjellë në Inspektoratin e Punës”, tha Halili.

Gjatë kohës së fundit, në Kosovë kanë ndodhur disa vdekje në vendin e punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Tags: AksionInspektorati i Punëspunishtet ndertimoreTeve1veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të pandehurve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

Frostea – shija e verës, freskia që të duhet

Drita i afrohet titullit, fitojnë edhe Malisheva e Llapi

Drita i afrohet titullit, fitojnë edhe Malisheva e Llapi

Prokuroria ngre aktakuzë ndaj dy personave për trafikim me të mitura

Kërkohet paraburgim ndaj pesë të pandehurve për keqpërdorim të detyrës zyrtare në Ferizaj

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Gjakovë për veprën penale ‘’Vjedhje e rëndë’’

Rriten çmimet e naftës pas njoftimit të Trump për zgjatjen e bllokadës ndaj Iranit

Rriten çmimet e naftës pas njoftimit të Trump për zgjatjen e bllokadës ndaj Iranit

Dimiq: Ratko Mlladiq duhet të mbetet në burg, Serbia të mos e mbështesë

Dimiq: Ratko Mlladiq duhet të mbetet në burg, Serbia të mos e mbështesë

Trump urdhëron bllokimin e Ngushticës së Hormuzit pas dështimit të bisedimeve SHBA–Iran

Trump u thotë ndihmësve të përgatiten për bllokadë të zgjatur ndaj Iranit

Lëndohen dy persona në një aksident trafiku në rrugën Lipjan-Ferizaj

Dy të lënduar në aksidentin mes dy kamionëve në rrugën Gjilan-Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën