TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrënimi i garazheve në veri të Mitrovicës, përplasje e Komunës dhe Trepçës për pronësinë dhe ligjshmërinë e aksionit

by teve1
3 orë ago
0
A A
Rrënimi i garazheve në veri të Mitrovicës, përplasje e Komunës dhe Trepçës për pronësinë dhe ligjshmërinë e aksionit

Pas aksionit për rrënimin e dhjetëra objekteve të ndërtuara pa leje në zonën afër burgut në veri të Mitrovicës, të cilat u larguan në kuadër të lirimit të pronës së Trepçës, reagoi Komuna e Mitrovicës së Veriut.

Drejtuesit komunalë thanë se nuk janë njoftuar dhe as konsultuar paraprakisht për ndërhyrjen e realizuar nga Trepça Sh.A., me asistim të Policisë së Kosovës.

Në një konferencë për media, kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, e cilësoi aksionin si të njëanshëm dhe tha se komunës po i mohohen kompetencat ligjore mbi menaxhimin e pronës publike lokale.

“Siç jeni të informuar, kjo konferencë është thirrur për shkak të rrënimit të paligjshëm të garazheve këtë mëngjes nga ana e Trepçës. Ju e njihni rastin, keni qenë edhe vetë në terren, keni parë çfarë ka ndodhur atje dhe si është zhvilluar e gjithë kjo. Ajo që është e rëndësishme të theksohet dhe këtë e kemi thënë edhe sot në mëngjes, kur ishim në terren dhe po e përsërisim tani para jush, është se Komuna e Mitrovicës së Veriut absolutisht nuk ka qenë e njoftuar dhe as e konsultuar për këtë rrënim që ndodhi sot në mëngjes. Ky është një rast i veprimit të njëanshëm nga Trepça, me asistimin e Policisë së Kosovës. Do ta shfrytëzoj këtë rast për publikun dhe për ju që t’ju informoj se sipas Ligjit 04/L-044 për pronën publike, thuhet qartë se Komunat menaxhojnë pronën publike lokale dhe se përdorimi i pronës publike duhet të miratohet nga komuna. Trepça nuk ka status pronësie mbi këtë pronë, por është vetëm përdoruese e saj. Ju e dini si kanë ndodhur këto procese në dekadat e mëparshme dhe si është trajtuar ajo tokë. Profesorja Dorçka dhe drejtoresha në komunën tonë, Ruđica Bozhoviq, e kanë shpjeguar shumë mirë këtë mëngjes, por thelbi është se Komuna e Mitrovicës së Veriut po anashkalohet plotësisht dhe po i mohohen kompetencat dhe përgjegjësitë e saj”, tha Radojeviq.

Ai shtoi se komuna nuk ka pranuar asnjë shkresë zyrtare dhe ngriti dyshime për bazën ligjore të aksionit.

“Ky rrënim i garazheve nuk është vendosur nga Komuna e Mitrovicës së Veriut, as nuk ka marrë ndonjë shkresë nga Trepça për një gjë të tillë, nuk është mbajtur asnjë takim dhe nuk ka pasur asnjë konsultim.Ajo që është skandaloze dhe zhgënjyese është se Policia e Kosovës ka ofruar asistencë për një akt të tillë. Ekzistojnë vetëm dy raste kur të themi, objektet ilegale mund të rrënohen: me leje dhe vendim të komunës, ose me vendim të gjykatës. Nëse nuk ekziston vendim i komunës, shtrohet pyetja nëse ekziston vendim i gjykatës. Ne, si drejtues të kësaj komune, nuk jemi të informuar për një gjë të tillë, dhe as nuk besojmë se ekziston një vendim gjyqësor për këtë rast. Pyetja është për Trepçën si dhe për pjesëtarët e Policisë së Kosovës se si e kanë zbatuar një veprim të tillë dhe si kanë ofruar asistencë për diçka që nuk ka bazë ligjore dhe as mbështetje në ligj. Si do të dukej nëse secili do të mendonte se mund ta marrë ligjin në duart e veta dhe ta interpretojë sipas dëshirës? Që secili, në një copë toke që e konsideron si të vetën, të ndërtojë dhe të rrënojë sipas qejfit? Në të gjithë territorin e Kosovës kemi dhjetëra mijëra ndërtesa dhe toka të ndërtuara ilegalisht dhe të uzurpuara”, shtoi ai.

Lidhur me rastin reagoi edhe drejtoresha e Infrastrukturës në Komunën e Mitrovicës së Veriut, Ruzica Bozovic, e cila tha se objektet kanë qenë të përkohshme dhe me leje ndërtimi të vlefshme.

“Nga ana ime do të shtoja shkurt se të gjitha ato garazhe janë objekte të përkohshme dhe ato ekzistojnë prej vitesh, si dhe kanë leje ndërtimi të vlefshme. Dihet si rrënohen dhe largohen objektet e përkohshme: atëherë kur vjen koha për këtë, kur toka i afrohet destinimit të saj. Dhe këtë, natyrisht, e bën komuna. Do të doja të shtoja gjithashtu se kjo është një trashëgimi historike. Nuk mund ta quaj trashëgimi kulturore, sigurisht, por është trashëgimi historike e jona. Këto garazhe ekzistojnë prej dekadash, që nga vitet ’60, ’70, ’80, madje edhe nga vitet ’90, kur unë dikur kam qenë shefe në kuvendin komunal në vitet ’90. E di absolutisht që ato kanë qenë aty për vite të tëra, që nuk i kanë penguar askujt, që janë përdorur dhe përdoren nga qytetarët që kanë banesa përreth. Por sot ja çfarë ka ndodhur: i kanë rrënuar. Në bazë të çfarë? Ndoshta edhe ne një ditë do të vinim në idenë që ndonjë tokë ta vëmë në funksion dhe kështu me radhë, dhe natyrisht do të nisnim procedurën ligjore për largimin e tyre. Por kjo nuk është kështu. Dihet çfarë është ligji dhe mund të thërrasim ligje që lidhen me ndërtimin, planifikimin, rregullimin e hapësirave publike, strukturën e kështu me radhë – janë të njëjta kudo në botë. Prandaj, mendoj se me këtë veprim ata thjesht po dëshmojnë një demonstrim force dhe asgjë tjetër“, tha ajo.

Nga ana tjetër, kryeshefi ekzekutiv i Trepça Sh.A., Faton Ahmeti, në përgjigjet me shkrim për KosovaPress, tha se veprimi është ndërmarrë pas kërkesës së Burgut Rajonal dhe pas kalimit të një afati mbi dy mujor për rregullimin e statusit të objekteve.

“Ju njoftojmë se me kërkesë të Burgut Rajonal dhe pas një periudhe mbi dy mujore gjatë së cilës palëve u është dhënë mundësia të paraqesin prova apo interes për rregullimin e statusit përmes kontratës, nuk është pranuar asnjë kërkesë apo interesim konkret. Për rrjedhojë, Trepça Sh.A. ka vazhduar me zbatimin e procedurave për lirimin e pronës. Ky veprim është ndërmarrë në përputhje me procedurat ligjore dhe institucionale në fuqi, me qëllim të rikthimit të menaxhimit të ligjshëm të pronës dhe rritjes së sigurisë në këtë zonë“- thuhet në përgjigjen me shkrim të Ahmetit.

Trepça Sh.A. gjatë ditës së sotme përmes një njoftimi zyrtar bëri të ditur se aksioni u zhvillua pasi ka skaduar afati i dhënë më herët dhe nuk është respektuar njoftimi i datës 13 shkurt 2026. Sipas ndërmarrjes, në këtë zonë ndodhen mbi 20 garazhe dhe objekte të vendosura përgjatë rrugës, të cilat janë në pronësi të Trepçës dhe janë uzurpuar në mënyrë të kundërligjshme.

Nga ndërmarrja u theksua se paraprakisht është dhënë afat 48-orësh për lirimin vullnetar të hapësirës, ndërsa palëve u është ofruar mundësia që të paraqesin marrëveshje eventuale për shqyrtim.

“Ky aksion do të vazhdojë deri në rikthimin e plotë të pronës në menaxhim të Trepça Sh.A.”, thuhet në njoftim.

Mbi 20 garazha, fillon lirimi dhe rrënimi i objekteve pa leje në pronë të Trepçës në veri të Mitrovicës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet 58-vjeçari i dyshuar për kontrabandim me mallra nga Serbia

Arrestohet 58-vjeçari i dyshuar për kontrabandim me mallra nga Serbia

15-vjeçari gjen para në Shtime, i dorëzon në Polici

15-vjeçari gjen para në Shtime, i dorëzon në Polici

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Arrestohet 58-vjeçari i dyshuar për kontrabandim me mallra nga Serbia

Arrestohet 58-vjeçari i dyshuar për kontrabandim me mallra nga Serbia

15-vjeçari gjen para në Shtime, i dorëzon në Polici

15-vjeçari gjen para në Shtime, i dorëzon në Polici

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

AARC takim në Departamentin amerikan të Shtetit: Fryma e Ohrit në rrezik, shqiptarët përballen me tolerim në vend të barazisë

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Konjufca kërkon nga BE-ja përshpejtim të statusit të kandidatit për Kosovën

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruajnë Deklaratën e Delfit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Kërkohet ndërgjegjësim i qytetarëve në mbrojtje të mjedisit

Shumë shërbime në zgjedhjet e ardhshme do të ofrohen online

KQZ pa buxhet për zgjedhjet eventuale, i duhet rreth 7 milionë euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën