TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Fotografitë si dëshmi e krimeve, hapet ekspozita “Kronologjia e lirisë” e autorit Ridvan Slivova

by teve1
7 orë ago
0
A A
Fotografitë si dëshmi e krimeve, hapet ekspozita “Kronologjia e lirisë” e autorit Ridvan Slivova

Kësaj radhe fotografia kishte më shumë peshë, ishte dëshmi e periudhave të vështira që po kalonim.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë, ajo ishte ndër hallkat kyçe me të cilat u dëshmuan krimet e forcave serbe mbi civilët shqiptarë.

Ekspozita “Kronologjia e lirisë” e autorit Ridvan Slivova këtë herë ishte dritare drejt një realiteti që bëri kthesë për popullin shqiptar.

Kjo ekspozitë u hap të hënën, në Bibliotekën Kombëtare në prani të familjarëve të dëshmorëve e martirëve, figurave politike, pjesëtarëve të shoqërisë civile dhe shumë qytetarëve.

Autori i ekspozitës, Ridvan Slivova u shpreh se gjeneratat e reja do t’i kenë arkivat e të kaluarës sonë në Kosovë pa pasur nevojë të shkojnë në Evropë.

“Çka është e mirë është se të rinjtë tanë nuk kanë nevojë të bredhin nëpër Evropë, nëpër arkivat e Evropës. Fëmijët tanë, nesër e pasnesër kanë arkivat këtu dhe informacionet…Në mënyrë kronologjike jam munduar ta pasqyrojë ekspozitën dhe shumë faleminderit që më respektuat”, tha Slivova.

E pranishme ishte dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu që çmoi punën e autorit Slivova.

“Në Kosovë në kohë lufte, njëri mori armën për të mbrojtur vendin, njëri mjekoi të plagosurit dhe dikush mori aparatin për ta mbrojtur të vërtetën dhe kjo pikërisht është ajo që keni bërë zotëri Slivova, sikur edhe gazetarët tjerë që janë këtu por edhe ata që nuk janë. Ridvan Slivova iu përket atyre njerëzve që në ditët më të rënda për Kosovën e kuptuan që fotografia mund të bëhet dëshmi, dëshmi dhe zëri i popullit që po përjetonte dhunë gjenocidale dhe spastrim etnik”, u shpreh Haxhiu.

E meqenëse kjo ekspozitë u hap në Ditën e Dëshmorëve të Prishtinës dhe 27-vjetorit të Masakrës së Gollakut, drejtori ekzekutiv i Institutit për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi u shpreh se kjo është një ditë reflektimi dhe nderimi.

“Kjo është ditë reflektimi, nderimi dhe përgjegjësie. Reflektimi për rrugën e vështirë që ka kaluar populli ynë drejt lirisë, nderimi për ata burra e gra që sakrifikuan gjithçka për atdheun dhe përgjegjësia jonë që kujtesën ta ruajmë me dinjitet dhe ta përcjellim brez pas brezi”, tha Hetemi.

Të gjitha fotografitë e kësaj ekspozite do të dërgohen në Institutin për Krime të Kryera gjatë Luftës në Kosovë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

Orkestra e Filharmonisë së Kosovës mbajti koncert me program të pasur

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

​Pesë arsyet përse veriu i Shqipërisë është destinacioni i ardhshëm elitar i Evropës

Filmi “Dua” me premierë botërore në Festivalin e Filmit në Kanë

Filmi “Dua” me premierë botërore në Festivalin e Filmit në Kanë

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Tirana mirëpret Samitin e Diasporës

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Muja: Opozita po krijon bllokadë, VV-ja të paktën po ofron zgjidhje

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

Berisha: Oferta e LVV-së për presidentin ishte jo serioze, PDK nuk bie në “lojëra spekulative”

“Info Nata”- 20.04.2026

“Info Nata”- 20.04.2026

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

Po vjen Google Android 17, publikohen detajet e ndryshimeve!

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Qytetarëve po u mungon alternativa” – Emir Abrashi flet për TËVË1 si kryetar i ri i AKR-së

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Rroga e vogël, fitimi i madh” – Kujt mund t’ia konfiskoj pasurinë Byroja?

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

“Kur u zhduk e kuptuan se po i ndihmonte UÇK-së” – Rrëfimi nën lot i motrës së doktorit Adem Ademi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën