TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova rrezikon humbjen e mbi 68 milionë eurove nga Plani i Rritjes

by teve1
6 muaj ago
3
A A
Kosova rrezikon humbjen e mbi 68 milionë eurove nga Plani i Rritjes

Tërë rajoni i Ballkanit Perëndimor rrezikon sivjet të humbë kolektivisht mbi 700 milionë euro për shkak të mospërmbushjes së procesit reformues të domosdoshëm në kuadër të Planit të Rritjes.

Komisionarja evropiane për zgjerim tërhoqi vërejtjen se afatet po rrjedhin dhe mjetet financiare janë në rrezik serioz.

“Javën e kaluar u shkrova autoriteteve në rajon që të përshpejtojnë reformat e tyre, përndryshe qytetarët e tyre do të humbasin. Plani i Rritjes është rreptësisht i bazuar në performancë dhe i kufizuar në kohë. Aktualisht, më shumë se 700 milionë euro rrezikojnë të humbasin përgjithmonë në të gjithë rajonin nëse reformat nuk përfundojnë deri në qershor 2026 ose dhjetor 2026”, deklaroi Marta Kos në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET).

Sipas disa përllogaritjeve, Kosova rrezikon të humbasë mbi 68 milionë euro.

Vetëm javën e kaluar, vendi mori mjete parafinancimi nga paketa evropiane për rritje, por qershori është afati i parë dhe dhjetori i fundit për këtë vit, kur duhet të përmbushen reformat e parapërcaktuara.

Kosova, ndërkohë, është i vetmi vend që Marta Kos ende nuk e ka vizituar. Lidhur me këtë, ajo u prononcua gjatë një debati në Parlamentin Evropian.

“Unë kisha një datë të caktuar për vizitë. Për shkak të ndryshimeve politike, ne e kemi shtyrë misionin tim në Kosovë dhe shpresoj që sapo situata të sqarohet, do të jem atje. Jam në kontakt të vazhdueshëm me kryeministrin Kurti, veçanërisht për shkak të masave të hequra kundër Kosovës. E gjithë kjo ka ndodhur edhe në kohën kur unë nuk isha atje, por u kujdesa që tre paketa masash të hiqeshin që nga mesi i vitit 2025, me një shumë totale prej mbi 400 milionë euro”, theksoi Komisionarja evropiane për zgjerim.

Marta Kos porositi se presin që Kosova të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e Bashkimit Evropian./RTK

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gërvalla dhe ambasadori i ri francez diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në drejtësi

Gërvalla dhe ambasadori i ri francez diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në drejtësi

Të shtëna me armë në Livoç të Gjilanit, dyshohet për dy të vrarë dhe një të plagosur

Istog-Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

Sot Kosova-Austria, Dardanet synojnë fitore

Behar Neziri blindon të ardhmen te St. Gallen, rinovon kontratën deri në vitin 2030

Behar Neziri blindon të ardhmen te St. Gallen, rinovon kontratën deri në vitin 2030

Gërvalla dhe ambasadori i ri francez diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në drejtësi

Gërvalla dhe ambasadori i ri francez diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në drejtësi

Të shtëna me armë në Livoç të Gjilanit, dyshohet për dy të vrarë dhe një të plagosur

Istog-Qytetari dorëzon në Polici kuletën e gjetur me mbi 3 mijë euro

Qytetari në Vushtrri gjen kuletën me dokumente dhe para, ia dorëzon Policisë

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Ballkani e mposht Llapin

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Ballkani e mposht Llapin

Gashi për vendimin e Kushtetueses: Rruga e qartë, ose konstituohet Kuvendi për 12 ditë ose zgjedhje

Gashi: LDK-ja duhet të ecë përpara pa vija të kuqe të përhershme, por në parime të qarta

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën