Kuvendi i Republikës së Kosovës do të mbajë nesër një seancë të jashtëzakonshme plenare, ku në fokus do të jetë çështja e çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët.
Seanca do të mbahet të martën, (nesër) në sallën e Kuvendit, me fillim nga ora 11:00.
Në rend të ditës është paraparë shqyrtimi i çështjes së çmimit dhe faturimit të energjisë elektrike, një temë që ka ngjallur debat të gjerë publik për shkak të ndikimit të drejtpërdrejtë tek qytetarët dhe bizneset.
Kjo seancë e jashtëzakonshme pritet të trajtojë shqetësimet e ngritura dhe të hapë diskutim për hapat e mëtejmë lidhur me këtë çështje.




