TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

by teve1
3 orë ago
1
A A
Pa marrëveshje për presidentin, Koci kritikon LVV-në dhe LDK-në për mungesë serioziteti

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), dhe partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës në takimin e zhvilluar të hënën.

Pas këtij takimi, përfaqësues të të dyja palëve kanë lënë të kuptohet se nuk priten më takime të tjera ndërmjet tyre për këtë çështje.

Sipas politologut Melazim Koci, ky dështim nuk ishte i papritur.

Ai ka vlerësuar se që nga fillimi i procesit ka munguar sinqeriteti nga të dyja palët për të arritur një zgjidhje.

“Nuk ishte befasi, sepse që nga fillimi i këtij procesi nuk kemi parë sinqeritet në përpjekjet për zgjedhjen e presidentit. Nuk ka pasur sinqeritet as nga ana e Vetëvendosjes, por as opozita nuk ka bërë përpjekje të mjaftueshme”, ka deklaruar Koci në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Ai ka shtuar se deklaratat e kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas takimit, më shumë i ngjanin fillimit të një fushate zgjedhore sesa një përpjekjeje reale për kompromis.

“Krejt çfarë kemi dëgjuar këto ditë ka qenë përpjekje për të krijuar dhe kontrolluar narrativën e fajësimit të palës tjetër para opinionit. Ajo që pamë sot nga deklarimet e Kurtit dhe Abdixhikut nuk ishte përpjekje për të zgjedhur presidentin, por më tepër fillimi i një fushate zgjedhore”, ka thënë ai.

Duke komentuar pretendimet e Abdixhikut se Kurti ka insistuar që posti i presidentit t’i mbetet LVV-së, Koci është shprehur se nuk ka pasur asnjëherë përpjekje të sinqertë për zgjidhje nga ana e partisë në pushtet.

Sipas tij, një alternativë do të kishte qenë propozimi i një kandidati jopartiak dhe të pavarur.

Ai ka theksuar se një hap të tillë mund ta kishte ndërmarrë edhe opozita, duke propozuar një kandidat të pavarur për të fituar mbështetjen e opinionit publik dhe për të shmangur fajësimin për dështimin e procesit.

“Nëse do të kishte përpjekje të sinqertë nga VV-ja për të gjetur një zgjidhje, unë mendoj se ajo do të ekzistonte. VV-ja do të mund të ofronte një kandidat jopartiak dhe të pavarur. Të njëjtën gjë do të mund ta bënte edhe opozita. Deri më sot, as nga opozita nuk kemi parë një emër të tillë, me të cilin ajo do t’i thoshte Kurtit: ‘Ju keni marrë qeverinë dhe postin e kryetarit të Kuvendit, ne nuk po kërkojmë një president nga radhët tona, por ky është kandidati ynë jopartiak’. Këtë nuk arriti ta bëjë opozita.Nuk them se me këtë do të zgjidhej çështja, sepse Kurti, me gjasë, nuk do ta pranonte një kandidat të pavarur dhe jopartiak. Por opozita do ta fitonte betejën në opinion dhe nuk do të merrte fajin për shkuarjen në zgjedhje. Meqë kemi të bëjmë me një betejë rreth asaj se kush kë do ta fajësojë, opozita edhe kësaj radhe mbeti prapa Kurtit dhe kam përshtypjen se në opinion më shumë mendohet që LDK-ja është fajtore”, ka përfunduar Koci./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së aktgjykimit

Vëllai i Liridona Ademajt reagon një ditë para shpalljes së aktgjykimit

Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës

Paralajmërohet protestë në Jarinjë dhe bllokim i një pjese të autostradës drejt Kosovës

Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, ofertë joserioze

Hamza: Kurti na ofroi kryetarin e Kuvendit në këmbim të pozitës së nënkryetarit që kemi, ofertë joserioze

Banorët protestojnë për zvarritje të punimeve, kompania ia lë fajin ministrisë

Banorët protestojnë për zvarritje të punimeve, kompania ia lë fajin ministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën