TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dhimbje e krenari, nderohet sakrifica e dëshmorëve të Prishtinës

Në shënim të Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, u bënë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Velani, ku morën pjesë familjarë, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë.

by Adea Mustafaj
2 orë ago
0 0
A A

Ka 27-vite që prehen në këto varreza.

Në Velani, këtë të shtunë u përkujtuan dëshmorët e Prishtinës.

Për homazhe, aty u panë shumë familjarë e përfaqësues institucionesh.

Në mesin e tyre i pranishëm qe edhe kryetari Përparim Rama.

Por dikush, atij tentoi t’ia ndalojë hyrjen.

Djali i dëshmori Behxhet Brajshori tregoi më pas arsyen e këtij veprimi.

“Unë përmes shoqatave të dala nga lufta kam aplikuar për një lokacion në Parkun e Dragodoanit, për me bë një kioskë për familje…Kur ka ardhur LDK në pushtet dhe ma kanë lënë projektin në proces dhe në fund ma kanë refuzu…te varrezat e dëshmorëve vijnë sa për kamera, për neve nuk bëjnë asgjë”, deklaroi djali i dëshmorit, Xhevdet Brajshori.

Pas kësaj ndodhie, homazhet vazhduan.

“Kemi ardhë edhe këtë vit ta bëjmë nderin tonë në shenjë të madhe për respektin e tyre dhe familjeve të tyre për sakrificën për vendin tonë, për paqe në vendin tonë”, tha Rama.

E me lot në sy foli edhe ish-komandanti i UÇK-së, Adem Shehu.

“Pata fatin luftova me këta djemë, këto dhimbje dhe duhet me marr forcë për t’iu afruar vitalitetit dhe ky varr flet më tepër”, tregoi Shehu.

I pranishëm ishte edhe ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili përkujtoi bashkëluftëtarët.

“Pjesën më të madhe të dëshmorëve që po i përkujtojmë sot i kam pas bashkëluftëtarë, kemi bashkëluftu bashkë, kemi bashkëvepruar bashkë dhe më të vërtetë është nder për secilin që  vjen dhe respekton ata të cilët ishin bazamenti i ushtrisë sonë, bazamenti i lirisë sonë dhe ne sot po ndërtojmë një ushtri, po fuqizojmë një ushtri i cila bazament gjithmonë do të ketë gjakun e derdhur të dëshmorëve, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, u shpreh ai.

Nga varrezat e Dëshmorëve në Velani, u ritheksua nevoja e një padie ndaj Serbisë.

“Një gjë ka mbetur mangu, Serbia nga këtu është shporrë por drejtësia nuk është vu në vend ende dhe përmes dokumentimit të këtyre vlerave ne duhet të bëjmë padi ndaj Serbisë dhe ne duhet me kërkua drejtësi ndaj të rënëve në liri”, tha ministri Andin Hoti.

Dita e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës shënohet çdo vit më 18 Prill, duke nderuar sakrificën e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sa është vend i sigurt Kosova për investime?

Kosova lider në Ballkan për rritjen e investimeve të huaja në 2025

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Kurti në Barcelonë takohet me liderë progresistë për bashkëpunim global

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Hoxha ia përmend Gjuriqit njohjen e Kosovës: Dialogu e vetmja rrugë drejt normalizimit

Gara shpejtësie në Ferizaj, ndëshkohen dy shoferë të rinj me gjobë dhe ndalim drejtimi për 12 muaj

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Dënime deri në 20 mijë euro, çka parasheh ligji për maturën shtetërore në Kosovë?

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Lisi zë dy vetura në Prishtinë, katër persona shpëtojnë pa lëndime

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Objektet gati por pa inventar, studentët e universitetit të Mitrovicës ende pa mensë e konvikte

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën