Gjykata ka caktuar shpalljen e aktgjykimit për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt për të martën e ardhshme, më 21 prill, në ora 13:30.
Vendimi pritet të jepet pas përfundimit të shqyrtimit gjyqësor, ku sot palët kanë paraqitur fjalët përfundimtare dhe kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me provat dhe përgjegjësinë penale të të akuzuarve.
Prokuroria ka kërkuar dënim maksimal me burgim të përjetshëm për të pandehurit, duke pretenduar se vrasja është planifikuar dhe kryer në mënyrë të organizuar.
Ndërkohë, mbrojtja e të akuzuarve i ka kundërshtuar akuzat, duke theksuar mungesën e provave direkte dhe duke kërkuar që vendimi të bazohet vetëm në prova të verifikuara.




