Në 7 zona në Prishtinë të premten nuk do të ketë furnizim me ujë të pijshëm nga ora 09:00 deri në 16:00.
Kjo do të ndodhë për shkak të punimeve në rrjetin e ujësjellësit — konkretisht lidhja e gypit në rrugën “Ulëza” që do të realizohet nga kontraktori i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar KRU “Prishtina”
Zonat që do të mbeten pa furnizim me ujë: Hajvalia (pjesërisht), Veterniku, Lagja Nic, Lagja Qershia, Lagja Qëndresa, Lagja Priam, Miradi e Epërme./teve1.info/







