TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​“I gatshëm vetëm si zgjidhje e fundit” – Hoti flet për postin e presidentit

by Tëvë1
3 orë ago
0
A A
Pas vdekjes së punëtorit në Ferizaj, Hoti paralajmëron aksion të jashtëzakonshëm inspektimesh në ndërtimtari

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti pranon se do të ishte i gatshëm ta merrte postin e presidentit, vetëm në rast se partitë politike nuk mund ta gjenin zgjidhje tjetër.

Emri i tij ishte diskutuar si kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje, siç thotë ai, për të dalë nga ngërçi, por që ishte refuzuar nga partitë tjera.

Në një intervistë për KosovaPress, ai tregon se si erdhi emri i tij në tavolinë dhe a kishte vullnet për këtë post.

“Emri im është përmendur, emri im është atakuar, emri im është sulmuar, unë nuk e kuptojsha as vet se çfarë po ndodhë me emrin tim. Ai ka qenë thjesht një moment i vullnetit të kryeministrit Kurti, por edhe i imi natyrisht për me dalë prej ngërçit, prej një situate të pazgjidhur qysh edhe jemi sot. Arsyet i kam shpjeguar 100 herë pse emri ka qenë i vendosur aty në diskutim në mes të dy liderëve politik. Nuk mundem me dit arsyen pse është refuzuar nga pala tjetër, megjithatë me thënë të drejtën a ka qenë vullneti im- jo shumë. A është nder i madh – është nder i madh. Dhe kur po i dëgjojë, po i shoh, sepse e dëgjova që kryeministri Kurti ka dashur të luaj me figurën e Andin Hotit. Me luajt ka kuptim nëse luajnë me ndonjë pozitë ku di unë atje një zyrtari i fotokopjes, por me ta ofruar presidentin, me të thënë je kandidat për president, qoftë vetëm kandidat edhe me thënë dikush tjetër që po luan ky është banalitet, kjo është veç me dasht me thënë që ne nuk jemi të gatshëm për të bërë zgjidhje”, deklaroi ai.

Ai kritikoi partitë opozitare duke thënë se kanë për qëllim që vendi të shkoj në zgjedhje.

“Unë do të isha i gatshëm qysh po më pyet që tri herë, si emër vetëm nëse krejt partitë politike konsiderojnë që s’po gjejmë një zgjidhje tjetër, nëse e gjejnë ‘udha e mbarë’ sepse unë jam shumë i vullnetshëm të punojë në këtë ministri dhe t’i çojë përpara objektivat. Unë sinqerisht bëjë një lutje që partitë politike, të gjitha në Republikën e Kosovës të krijojnë politika afatgjate, strategjike dhe jo sot për nesër. Po gabojnë shumë se po i qojnë qytetarin pesë herë dhe t’i del në rrugë dhe me secilin qytetar që bisedon e kanë të njëjtin problem. Pesë herë po e çon në zgjedhje, po e demoralizon deri në pikë të fundit dhe duke e ditur herën e fundit çka ndodhi me vota që nuk ka as tre muaj. Dhe po hijnë në një precedent të rrezikshëm që nuk ua garanton kërkush hiç që presidentin do të mund ta zgjedhin pas zgjedhjeve sepse nuk ka asnjë parti politike në Kosovë që mendoj që aktualisht mund të merr 81 deputetë. Të gjitha sondazhet nuk po thonë që do të ketë një ndryshim të madh për opozitën, bile po thonë që do të ketë ndryshim për LVV-në”, përfundon ai.

Zevendëskryeministri dhe njëherit edhe ministri për Punë të Jashtme, Glauk Konjufca dhe deputetja Fatmire Mulhaxha Kollçaku janë kandidatët zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për postin e presidentit.

Hoti thotë se në mes emrit të vet dhe Konjufcës, do e votonte këtë të fundit për president.

Vetën apo Konjufcen, ministri tregon se për kë do të votonte për president

“Nëse më pyet Glauk Konjufca këtu dhe Andin Hoti këtu, unë kë e votoj, unë të them Glauk Konjufcën. Unë vet e kisha votuar Glauk Konjufcën përballë meje sepse ka përvojë më të madhe politike, institucionale, e tjera. Mirëpo, janë rrethanat qysh janë rrethanat unë nuk e di qysh do të gjendet zgjidhja, unë e di që po krijohet një precedent i rrezikshëm, i gabueshëm i kalkulueshëm shumë gabim prej partive politike sidomos opozitare në Kosovë, me idenë që po shkojmë në zgjedhje dhe po ndryshon rezultati. Qysh do qoftë që do të ndryshojë rezultati do të sjell probleme shumë të mëdha Kosovës, se sa kemi sot për një president”, shton ai.

Tags: Andin HotipresidentTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Zgjerimi i BE-së, çelës për sigurinë evropiane

Kurti: Të fokusuar për shfrytëzimin e plotë të mundësive që ofron Plani i Rritjes

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Konjufca: Dialogu me Serbinë në gjendje të vështirë, akuzon Beogradin

Zogaj: LDK e hapur për bisedime për presidentin, disa diskutime mes Kurtit dhe Abdixhikut mbeten konfidenciale

Zogaj: LDK e hapur për bisedime për presidentin, disa diskutime mes Kurtit dhe Abdixhikut mbeten konfidenciale

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Trump thotë se i ka kërkuar Netanyahut të mos i shënjestrojë fushat e naftës dhe gazit të Iranit

Trump thotë se Izraeli dhe Libani do të hyjnë në një armëpushim dhjetëditor

Zogaj: LDK e hapur për bisedime për presidentin, disa diskutime mes Kurtit dhe Abdixhikut mbeten konfidenciale

Zogaj: LDK e hapur për bisedime për presidentin, disa diskutime mes Kurtit dhe Abdixhikut mbeten konfidenciale

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë: Evropa ka “ndoshta vetëm gjashtë javë karburant për avionë”

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Izraeli rikthen në detyrë ushtarët e akuzuar për abuzim seksual ndaj një të paraburgosuri palestinez

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Shefi i Pentagonit: SHBA do të mbajë të bllokuara portet iraniane për “aq kohë sa të jetë e nevojshme”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën