Përmes raportit 24-orësh, Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:10.
Sipas PK-së, viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime dhe në dorë.
“Gjakovë 28.06.2022 – 21:10. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se viktima femër kosovare është dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka marrë tretman mjekësor pasi kishte lëndime dhe në dorë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e Policisë. /teve1.info/