TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mehmeti: Lëvizja studentore në Shkup nuk kërkon pushtet, por shtet

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Mehmeti: Lëvizja studentore në Shkup nuk kërkon pushtet, por shtet

Publicisti, Kim Mehmeti ka folur për ndikimin e protestës së studentëve shqiptarë në Shkup, të cilët dolën në mbrojtje të gjuhës shqipe.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Mehmeti është shprehur se shpreson që kjo lëvizje studentore të jetë një zë ndryshe, i cili nuk synon vetëm pushtetin, por kërkon edhe shtetin, duke kërkuar, siç tha ai, që të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe jo vetëm bartës i pushtetit.

“Parimisht, aty ku dëgjohet zëri i rinisë ka shpresë. Aty ku nuk dëgjohet, veçanërisht zëri i studentëve, do të thotë se nuk ka fare bërthamë që mund t’i lëvizë gjërat përpara, sidomos në Maqedoni,” ka thënë Mehmeti.

Ai ka shtuar se shpreson që kjo lëvizje të mos kufizohet vetëm në kërkesa për pushtet, por të synojë ndërtimin e shtetit dhe përfaqësimin real në të.

“Ne kemi qenë në pushtet edhe në kohën e Perandorisë Osmane, edhe në kohën e Jugosllavisë së Titos, por nuk e kemi drejtuar shtetin. Ky është dallim i madh,” është shprehur ai.

Sipas Mehmetit, një gjeneratë e re në Maqedoni duhet të kuptojë se lufta nuk është vetëm për çështje gjuhësore, por për një rol më të qartë dhe më të barabartë të shqiptarëve në shtet, ku ata duhet të jenë “pjesë e shtetit dhe jo vetëm të duken si të tillë”.

Ndryshe, studentët e Universitetit të Tetovës, Universiteti “Nënë Tereza” dhe Universiteti i Evropës Juglindore, kanë protestuar më 6 prill në Shkup.

Ata janë ankuar se po përballen me padrejtësi të vazhdueshme, pasi nuk u mundësohet dhënia e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse kjo e drejtë është e garantuar me Kushtetutë dhe ligj./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Ndryshimi i vetëm përmbajtësor në këto zgjedhje është futja e PSD-së në Kuvend

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Nushi: Opozita po e forcon Kurtin, Kosovës i duhet një opozitë që sfidon pushtetin

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Pozhari: Osmani po bëhet më rugoviste se ç’duhet, pa pasur asnjë foto me Rugovën

Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit

Emisioni “Info Nata” 03.06.2026

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Maloku: Fushata në terren po zhvillohet normalisht, por rrjetet sociale janë të mbushura me manipulime

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën