TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Jashari: Kurtit kurrë nuk iu ka ngutur, vendi ka nevojë për president

by teve1
2 muaj ago
1
A A
Jashari: Kurtit kurrë nuk iu ka ngutur, vendi ka nevojë për president

Avokati, Arbër Jashari ka kritikuar mosngutjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për zgjidhjen e çështjes së presidentit, duke e cilësuar këtë si një sinjal që vendi mund të shkojë drejt zgjedhjeve të reja.

Në emisionin “Ditari” në Tëvë1, Jashari është shprehur se Kurti nuk është ngutur as në proceset e mëhershme, duke vepruar, sipas tij, me një gjakftohtësi dhe ngadalësi të theksuar.

“Në fakt Kurti nuk iu ka ngut kurrë edhe në proceset e mëhershme. E kemi parë që ka vepruar me një gjakftohtësi dhe me një ngadalësi të habitshme. Ai po merret me punë të tjera ndërkohë afati po ec,” ka deklaruar Jashari.

Ai ka shtuar se pret reflektim dhe përpjekje serioze nga të gjitha partitë politike për të zgjidhur çështjen e presidentit, duke theksuar se nuk është problem i madh që vendi të ketë një president.

Sipas tij, një përgjegjësi e veçantë bie mbi Lëvizjen Vetëvendosje, si subjekti me më shumë vota në Kuvendin e Kosovës.

“Ajo që unë do të doja ta shihja në skenën politike është një përpjekje serioze e të gjitha partive politike për të gjetur një kandidat konsensual ose për të arritur një marrëveshje. Me rëndësi është që vendit t’i ofrohet një president dhe të mos shkohet në zgjedhje. Nuk kisha pasur dëshirë të shoh improvizime, sepse ato nuk kanë sjellë rezultate, por vetëm neglizhencë dhe kriza institucionale. Për dallim nga herët e kaluara, tashmë epilogu është shumë i qartë: nëse dështon Kuvendi i Kosovës ta zgjedhë një president brenda afatit të Gjykatës Kushtetuese, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje. Prandaj, këto ditë që kanë mbetur, klasa politike duhet të reflektojë, sepse ky vend ka humbur vërtet shumë gjatë një viti nga kriza institucionale.Sidomos do të doja që të reflektojë ajo që ka përgjegjësinë më të madhe dhe votën më të madhe në Kuvendin e Kosovës, sepse unë nuk mendoj që është shumë problem për këtë vend të ketë një president. Kjo thjesht tregon se nuk ka vullnet politik, e jo që nuk ka zgjidhje, ose se po bëhen kalkulime të ndryshme partiake,” ka përfunduar Jashari.

Ndryshe, edhe 13 ditë kanë mbetur deri te afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri, por nga skena politike nuk ka asnjë shenjë deri tash që mund të arrihet pajtueshmëri për këtë çështje.

Opozita e ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti se nuk është i interesuar për zgjidhje dhe se do ta dërgojë vendin në zgjedhje. Në anën tjetër nga Qeveria kanë deklaruar në vazhdimësi se duhet arritur zgjidhje dhe të shmanget edhe një proces tjetër zgjedhor.

Aktualisht, koalicioni i ndërtuar nga Vetëvendosje ka 66 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 15 e AAK-ja gjashtë.

Për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota në dy raundet e para./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Haradinaj u bën thirrje qytetarëve të votojnë: Nesër vendoset për të ardhmen e Kosovës

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Në Shqipëri vajza vret nënën 85-vjeçare me thikë, e raporton si vdekje natyrale

Çka ndodhi mbrëmë me numërimin e votave në Mitrovicë të Jugut?

KQZ-ja vazhdon të mbështetet te Britania për sigurinë e platformës së rezultateve zgjedhore

Prokuroria Themelore në Prizren për shkak të ndjeshmërisë s’jep detaje për rastin e vdekjes së 26-vjeçarit në Prizren

Kërkohet paraburgim për një të dyshuar për fajde në Prizren, një tjetër në arrati

Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e 9 shkurtit

Zyra e BE-së: Zgjedhjet të jenë të qeta, të drejta dhe gjithëpërfshirëse

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Policia dhe Prokuroria po hetojnë raste të dyshuara për ndërhyrje në procesin zgjedhor

Basha ushtroi të drejtën e votës në Ferizaj, thirrje për dalje masive në zgjedhje

Basha i reagon Ramës: Më mirë falënderim sesa propagandë e dezinformim për rrugët në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën