TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Pesë këshilla si të vozitni kur ka mjegull

by teve1
7 orë ago
0
A A
Pesë këshilla si të vozitni kur ka mjegull

Ngasja e automjetit gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit si pasojë e ndryshimit të temperaturave sezonale është më e rrezikshme, andaj të gjithë shoferët duhet të kanë kujdes të shtuar.

Gjatë kësaj periudhe me prezencë të mjegullës në rrugë ngasja mund të jetë e rrezikshme sepse dukshmëria është e zvogëluar dhe kjo mund të kontribuojë në shkaktimin e aksidenteve në trafik.

Për të qenë gjithmonë të sigurt gjatë ngasjes, Asociacioni Kosovar i Motorizimit AMRKS jep këto pesë këshilla për ngasjen në mjegull:

Ngadalësoni nëse dukshëria është e kufizuar ose ndërpreni ngasjen dhe largoni automjetin tuaj nga rruga.

Nëse pamja (shikimi) është e kufizuar për shkak të mjegullës zvogëloni dhe përshtateni shpejtësinë tuaj sipas kushteve të rrugës sepse prezenca e mjegullës së dendur maskon ndjesinë e shpejtësisë gjatë ngasjes

Përdorni dritat me rreze të shkurtë. Kur pamja është e kufizuar, tendenca natyrore e një shoferi është të aktivizojë dritat me rreze të lartë (dritata e gjat).

Ngasja e automjetit me drita të ndezura me rreze të lartë reflekton jashtë mjegullës dhe mund të kthehet në automjetin tuaj.

Përdorni dritat e mjegullës. Nëse automjeti juaj i ka këto drita kjo ju ndihmon të ndriçohet rruga para jush dhe këto drita e bëjnë automjetin tuaj më të dukshëm për shoferët e tjerë.

Disa automjete kanë edhe dritat e pasme të mjegullës të cilat ndihmojnë shoferët që lëvizin mbrapa të ju shohin juve edhe nga një distancë më e madhe.

Për orientim gjatë ngasjes në mjegulle përdorni vijën e djathtë afër trotuarit si një udhëzues.

Në mjegull të dendur, orientohuni në vijat e shënuara në anën e djathtë të rrugës si një udhëzues.

Mos përdorni për orientim vijën e bardhë të mesit të rrugës sepse duke vepruar kështu do të rrezikoni duke ju ofruar më afër automjeteve që vijnë nga kahja e kundërt, të cilat kanë vështirësitë e njëjta sepse nuk shohin mjaftueshëm se ku po shkojnë.

Mos u ndalni në rrugë. Kur nuk mund ta shihni se ku po shkoni edhe pse një reagim i natyrshëm është që të ngadalësoni ose të ndaloni automjetin.

Në mjegull, mos u ndalni kurrë në rrugë.

Gjeni një vend të sigurt jashtë shiritit rrugor për ta ndalur automjetin tuaj, sa më larg trafikut të jetë e mundur dhe fikni dritat.

Lënia e dritave ndezur mund të mashtrojë shoferët e tjerë që janë pas jush sepse ata kur të shohin dritat e ndezura të automjetit tuaj do të mendojnë se jeni në lëvizje në shiritin rrugor dhe kjo mund të shkaktojë aksident trafiku.
shpërndaje

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Shtatë sekretet më të thella të jetës

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Gratë stresohen shumë nga punët e shtëpisë

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Shampoja e thatë mund të jetë e rrezikshme për flokët, ja pse nuk duhet ta përdorni shpesh!

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

Pse nuk duhet të flini me telefon pranë trupit

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Çështja e presidentit nuk është krizë për VV-në, opozita po e përdor si bllokadë

Rrustemi: Çështja e presidentit nuk është krizë për VV-në, opozita po e përdor si bllokadë

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

“Info Nata”- 14.04.2026

“Info Nata”- 14.04.2026

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën