TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kusari-Lila në Hagë: Kosova si ekonomi dinamike po përmirëson klimën e investimeve

by teve1
1 orë ago
0
A A
Kusari-Lila në Hagë: Kosova si ekonomi dinamike po përmirëson klimën e investimeve

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, gjatë vizitës së saj në Hagë të Holandës, ka vlerësuar se Kosova po shënon përparim të dukshëm si një ekonomi e re dhe dinamike, me orientim të qartë drejt reformave dhe përmirësimit të klimës së investimeve.

Sipas saj, kjo vizitë ishte e suksesshme dhe pritet të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Holandës.

Ajo ka theksuar se, së bashku me ambasadorët dhe përfaqësues të biznesit nga të dy vendet, është përmbyllur me sukses “Dita e Biznesit të Kosovës”, e cila u vlerësua si një platformë e rëndësishme për thellimin e marrëdhënieve ekonomike bilaterale.

Kusari-Lila ka deklaruar se Kosova po avancon drejt një ekonomie konkurruese, inovative dhe të qëndrueshme, duke përmendur rritjen e investimeve të huaja, si dhe rolin gjithnjë e më të madh të sektorit të TIK-ut dhe eksportit të shërbimeve si motorë të zhvillimit ekonomik dhe punësimit.

Ajo ka shtuar se përmes transformimit digjital, “Politikës Industriale 2030” dhe zhvillimit të zonave moderne ekonomike, po krijohen kushte më të favorshme për biznes dhe inovacion, me fokus të veçantë tek gratë dhe të rinjtë ndërmarrës.

Ministrja gjithashtu bëri të ditur se në aktivitet morën pjesë përfaqësues të ndryshëm të institucioneve dhe biznesit, të cilët prezantuan potencialet dhe asetet e Kosovës si destinacion për investime të huaja.

Një nga zhvillimet kryesore të vizitës, sipas saj, ishte themelimi i Dhomës Ekonomike të Bizneseve Kosovë–Holandë në Hagë, e cila pritet të shërbejë si mekanizëm i rëndësishëm për lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik, nxitjen e investimeve dhe krijimin e partneriteteve të reja mes bizneseve të dy vendeve.

Në përmbyllje, Kusari-Lila ka nënvizuar se Kosova mbetet e hapur për biznes dhe partneritet ndërkombëtar, duke ftuar investitorët e huaj që të eksplorojnë mundësitë që ofron vendi dhe të bëhen pjesë e zhvillimit ekonomik të tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

A e pranon LVV Abdixhikun president? Rrustemi: Vendosin rrethanat

Rrustemi: Çështja e presidentit nuk është krizë për VV-në, opozita po e përdor si bllokadë

Rrustemi: Çështja e presidentit nuk është krizë për VV-në, opozita po e përdor si bllokadë

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

PSG kalon tutje, eliminon Liverpoolin

“Info Nata”- 14.04.2026

“Info Nata”- 14.04.2026

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Barcelona fiton dhe eliminohet nga Championsi

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Sadiku: Kosova afër zgjedhjeve të reja, VV në pozitë më komode

Seancë me dyer të mbyllura në rastin Banjska?

Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën