TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rrustemi: Nëse do të bëhej Asociacioni nga Kurti, çështja e presidentit do të zgjidhej për 24 orë

by Tëvë1
4 muaj ago
2
A A
Rrustemi: Nëse do të bëhej Asociacioni nga Kurti, çështja e presidentit do të zgjidhej për 24 orë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, në emisionin “Info Nata” në Tëvë1 ka folur për çështjen e Asociacionit dhe kritikat e opozitës ndaj Qeverisë Kurti.

Ai tha se interpretimet e opozitës për Asociacionin janë të pasakta, duke theksuar se procesi i integrimit në veri është duke vazhduar.

“E para nuk është kompromis në asnjë mënyrë, është lexim i pasaktë. Është fillimi i integrimit të shërbimeve të mbetura paralele në veri”, tha Rrustemi.

Sipas tij, në veri janë shkatërruar shumë struktura paralele dhe procesi i integrimit po vazhdon në disa sektorë.

“Janë shkatërruar të gjitha strukturat paralele në pjesën e veriut, si Posta e Serbisë, bankat e Serbisë, dinari, barrikadat etj. Veriu i Kosovës është transformuar duke u lejuar integrimi institucional”, u shpreh ai.

Rrustemi shtoi se ligji për të huajt dhe integrimi i shërbimeve shëndetësore dhe arsimore është pjesë e këtij procesi.

“Shërbimet sociale, arsimi dhe shëndetësia kanë ngelur për t’u integruar. Ky është fillimi i integrimit të tyre”, tha ai.

Ai përmendi edhe ligjin për targat si shembull të proceseve të mëhershme, të cilat sipas tij fillimisht u kritikuan, por më pas u zbatuan.

“Kur është bërë ligji për targat ka pasur reagime dhe presion, por më pas është zbatuar. Sot nuk ka më makina me targa të vjetra”, tha Rrustemi.

Duke komentuar opozitën dhe proceset politike, ai tha se kritikat për Asociacionin janë të përsëritura ndër vite.

“Opozita ka thënë për Asociacionin çdo tre muaj gjatë këtyre pesë viteve të qeverisjes”, u shpreh ai.

Rrustemi theksoi se LVV ka ardhur në pushtet me fokus në luftën kundër korrupsionit dhe reformat institucionale.

“VV ka ardhur në pushtet për luftën kundër korrupsionit, konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme dhe reformat transformuese në secilën sferë”, tha ai.

Në fund, ai deklaroi se sipas tij, nëse Asociacioni do të realizohej në kushtet që kërkon opozita, çështja e presidentit do të zgjidhej shumë shpejt.

“Nëse do të bëhej Asociacioni dhe nëse do të ishte korrupsioni si në kohën e qeverisjes së opozitës, çështja e presidentit do të zgjidhej për 24 orë”, deklaroi Rrustemi.

Tags: Adnan RrustemiInfo NataTeve1VV
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Kurti: Trysnia e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë për hapjen e arkivave, e domosdoshme

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Dokumentimi i krimeve të kryera nga Serbia, obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë

Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Pritje deri në dy orë për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë

Presidentja sllovene pëson aksident rrugor, dërgohet në spital

Presidentja sllovene pëson aksident rrugor, dërgohet në spital

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Arrestohet në Shkup 22-vjeçari kosovar, ishte i kërkuar ndërkombëtarisht

Gërmimet në Zubin Potok, Kurti: Dyshojmë se mbetjet mortore mund t’iu përkasin intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës

Kurti: Trysnia e ndërkombëtarëve ndaj Serbisë për hapjen e arkivave, e domosdoshme

Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve

Haxhiu: Dokumentimi i krimeve të kryera nga Serbia, obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë

Sanchez e quan “egoiste” reagimin e disa vendeve BE-së ndaj krizës në Ceuta

Sanchez e quan “egoiste” reagimin e disa vendeve BE-së ndaj krizës në Ceuta

Kosova renditet e dyta në Evropianin në golf, veçohet fitorja ndaj Serbisë

Kosova renditet e dyta në Evropianin në golf, veçohet fitorja ndaj Serbisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën