TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sa do të ketë efekt vendimi i Hotit për aksion të inspektimeve? Flet eksperti, Bajraktari

by teve1
4 muaj ago
0
A A
Sa do të ketë efekt vendimi i Hotit për aksion të inspektimeve? Flet eksperti, Bajraktari

Eksperti i sigurisë dhe shëndetit në punë, Naim Bajraktari, e ka vlerësuar si të duhur dhe të domosdoshëm vendimin e ministrit për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, për ndërmarrjen e një aksioni kombëtar të inspektimeve pas rasteve të vdekjeve të punëtorëve në vendin e punës, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Në emisionin “Ditari”, Bajraktari ka thënë se vendimi vjen në kohën e duhur për të rritur sigurinë në punë, megjithëse sipas tij është marrë me vonesë.

“Vendimi i ministrit është për t’u përshëndetur, sepse parashikon masa më të rrepta në kuadër të inspektoratit për parandalimin e rreziqeve në vendin e punës. Është një vendim shumë i qëlluar dhe i domosdoshëm për këtë kohë, edhe pse ka ardhur pas një fatkeqësie,” ka thënë Bajraktari.

Ai ka theksuar se zbatimi i plotë i këtij vendimi është thelbësor për të arritur rezultate konkrete në mbrojtjen e punëtorëve.

“Suksesi i këtij vendimi varet nga zbatimi i tij në përpikmëri. Nëse realizohet ashtu siç është paraparë, do të ketë ndikim të madh në rritjen e sigurisë dhe në parandalimin e aksidenteve,” është shprehur ai.

Bajraktari ka shtuar se, megjithëse masat mund të konsiderohen të vonuara, ato mbeten të rëndësishme dhe të nevojshme për të përmirësuar gjendjen aktuale në sektorin e ndërtimtarisë dhe më gjerë.

Ndryshe, Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka njoftuar se ka marrë vendim të menjëhershëm që në të gjithë territorin e Kosovës të fillojë një aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve, veçanërisht në sektorin e ndërtimtarisë.

Vendimi është marrë pasi të hënën vdiq një punëtor 59-vjeçar në Ferizaj.

Është vdekja e shtatë në vend të punës këtë vit.

“Kjo gjendje nuk mund të injorohet më. Kam marrë vendim të menjëhershëm dhe të qartë. Në të gjithë territorin e Kosovës do të fillojë aksion i jashtëzakonshëm i inspektimeve në sektorët me rrezikshmëri të lartë, veçanërisht në ndërtimtari. Çdo kompani që s’garanton kushte bazike të sigurisë, do të ketë ndalim të menjëhershëm të punimëve. Do të ndëshkohet sipas ligjit. E nuk do t’i lejohet të vazhdojë punën derisa t’i plotësojë standardet”, ka thënë Hoti nëpërmjet një video-adresimi të publikuar në Facebook.

Ai ka thënë se do të organizohen inspektime në dy ndërrime e po ashtu edhe me orare të zgjatura e edhe gjatë festave.

Sipas vendimit, ky aksion i inspektimeve do të zgjasë për 15 ditë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, nuk do të ketë konstituim të Kuvendit

Kurti: Pa marrëveshje për presidentin, nuk do të ketë konstituim të Kuvendit

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

Ukraina godet vendet ruse të naftës, ndërsa Moska nis sulme ajrore

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

U17: Kosova përballet me Bullgarinë në volejboll

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Abdixhiku tha se LDK-ja s’ka apetit për kryeparlamentarin, Kurti: Të gjitha pozitat janë të vlefshme

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Çitaku: Albin, mjaft, lëre Kosovën të ecë përpara

Mirlind Daku prezantohet te Spartaku i Moskës

Mesazhi i Dakut për tifozët e Spartakut

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Kurti fton PDK-në dhe Aleancën në takim: Presidenti është përgjegjësi e përbashkët politike

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Irani dhe Omani afër arritjes së një marrëveshjeje për Ngushticën e Hormuzit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën