Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të ish-kongresmenit amerikan Eliot Engel, të cilin e cilësoi si një mik të madh të Kosovës.
Kurti vlerësoi rolin e Engel gjatë më shumë se tri dekadave në Kongresin amerikan, duke theksuar se ai ishte një ndër mbështetësit më të palodhur të çështjes së Kosovës dhe kontribuoi në ngritjen e saj në nivelet më të larta të politikës amerikane.
Ai theksoi gjithashtu se Engel ishte ndër zërat e parë që përkrahu fuqishëm pavarësinë e Kosovës, duke shtuar se kontributi i tij do të mbetet i paharruar./teve1.info/








